Arkiva e lajmeve
                   

Detyra e parë e helikopterit “KAMOV”për shuarjen e zjarrit afër Bujanovcit

8. gusht 2012.

K-32 helikopteri, që mban pesë ton ujë me një ekuipazh prej gjashtë anëtarësh nga dita e djeshme është në aeroportin e Nishit "Konstandini i Madh" dhe do të jetë gati prej 15 shtatori  tw reagojë në situata emergjente.Zavenedës shefi i sektorit për situata të jashtzakonshme MPB Sërbis Gjorgje Babiq u takua me një delegacion nga Ministria e Federatës ruse e Mbrojtjes Civile situatat emergjence,dhe njoftoi se avioni mund të jetë i angazhuar menjëherë në luftën kundër zjarrit pranë Bujanocit.

"Ne jemi të gatshëm për t'iu përgjigjur në çdo situatë emergjente. Ne kemi vërejtur dy zjarre në rrugën tona për Nish, dhe në marrëveshje me kolegët tanë nga Serbia, ne jemi gati për këtë detyrë ", tha kapiteni Sergei Jasenjski pas zbritjes në aeroportin e qytetit. Ai gjithashtu vuri në dukje se zjarret e pyjeve ishin më problematike për shuarjen. Babiq ka thënë se bashkëpunimi me forcat ruse zgjatë tre vite.

"Ekipi rus është këtu për qëllime të parandalimit dhe ajo është gati për t'iu përgjigjur në të gjithë territorin e Serbisë. Edhe dy aeroplanë rusë janë në gatishmëri nëse është e nevojshme jenë të gatshëm për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në terren të thyer tha Babiq ai shtoi se për shkak të motit ekziston rreziku i madh i zjarrit.

Aktualisht ka një zjarr të vogël në afërsi të Bujanovcit, i cili është i lokalizuar, megjithatë që zjarri ka filluar në terren të paarritshëm që përmbajnë bomba thërrmuese, më tej luftimi i zjarrit është e rrezikshme. Ne do të shqyrtojmë të gjitha aspektet e sigurisë përpara se të reagojm, "tha Babiç.