Arkiva e lajmeve
                   

DERI 11 QERSHOR ËSHTË E HAPUR FTESA PUBLIKE PËR PROGRAMIN E MBËSHTETJES PËR SIPËRMARRJET E GRAVE PËRMES NDARJES SË NDIHMAVE TË PAKTHYESHME FINANSIARE

9. qershor 2014.

Sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në pronësi të grave, si dhe sipërmarrësit të cilët themeluese janë gratë, kanë mundësi të fitojnë mjete të pakthyeshme në vlerë nga 50 000,00 deri 300 000,00 dinarë.

Afati për paraqitje është 11 qeshor 2014.

Për qëllim të zhvillimit të sipërmarrjeve të grave, mjetet e pakthyeshme do të ndahen për: ndërtimin e bizneseve në përputhje me kërkesat e standardeve ndërkombëtare të biznesit, përmirësimi dhe zhvillimi i proceseve teknike egzistuese dhe të reja, përmirësimi dhe zhvillimi i prodhimeve/shërbimeve egzistuese dhe të reja, testimi i prodhimeve të reja, përpilimi dhe aplikimi i programit të specializuar, dizajn i ri i prodhimit dhe amballazhës, prezantimin elektronik të sipërmarrjeve dhe edukimin e menaxhmentit dhe të punësuarve përmes trajnimeve të specializuara.

Kandidatët për ndarjen e mjeteve duhet t`i përmbushin kushtet në vazhdim: që veprimtaria e prodhimit dhe ofrimit të shërbimeve të jet aktuale, që të jetë në pronësi private vendore dhe të jetë e regjistruar në Republikën e Serbisë, që pjesëmarrja e grave në pronësi të jetë më e madhe se 25% dhe në të njejtën kohë gruaja të jetë menaxhere e kompanisë, që të jenë të themeluar më së voni deri 31 maj 2012, që me sukses të kenë punuar dy vitet e fundit, që të kenë punësuar më sëpaku dy persona në kohë të pacaktuar në dhjetor të vitit 2013; të kenë paguar taksat dhe kontribudet dhe në këtë vit të për të njejtën gjë të mos kenë përdorur mjete të stimulimit nga Agjensioni Kombëtar dhe institucionet tjera shtetërore.

Fondet totale që janë në dispozicion për zbatimin e Programit arrijnë në 7.000.000,00 dinarë. Agjensioni Kombëtar për Zhvillim Rajonal në bazë të kontratës me përdoruesit e mjeteve do të riburosojnë shumën nga 75% e vlerës së përgjithshme të harxhimeve të projektit pa TVSH.

Programi i mbështetjes për sipërmarrjet e grave përmes ndarjes së mjeteve të pakthyeshme finansiare për vitin 2014, e zbaton Agjensioni Kombëtar për Zhvillim Rajonal në bashkëpunim me agjensionet zhvillimore rajonale të akredituara.

Për më shumë informacione rreth këtij programi mund të shihni këtu: http://narr.gov.rs/index.php/Info/Vesti/Do-11.-jula-otvoren-javni-poziv-za-Program-podrshke-zhenskom-preduzetnishtvu-kroz-dodelu-bespovratne-finansijske-pomoci-u-2014.-godini

Burimi: Agjensioni Kombëtar për Zhvillim Rajonal dhe Trupi Koordinues