Arkiva e lajmeve
                   

DEPUTETËT NGA BUJANOCI U TAKUAN ME AMBASADORIN E TURQIS

17. qershor 2021.

Bujanoc - Beograd - Deputetët nga Bujanoci, Nadije Beqiri dhe Shaip Kamberi, biseduan me ambasadorin turk në Beograd Hami Aksoja rreth investimeve të mundshme të këtij vendi në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Shefi i grupit parlamentar "Lugina e Bashkuar - SDA Sanxhak" Kamberi thotë se tema e bisedës ishin edhe projekte specifike në fushën e infrastrukturës dhe arsimit.

Takimi u mbajt në Ambasadën Turke në Beograd.

Ambasadori Aksa më herët e fundit vizitoi Bujanocin duke dorëzuar një donacion tjetër tek autoritetet lokale - një kamion për mbeturina, për të cilin shkruajti sajti Bujanovacke.

Më pas u njoftua se bashkëpunimi midis Komunës së Bujanovacit dhe Turqisë do të vazhdojë përmes agjensisë shtetërore të zhvillimit TIKA.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues