Arkiva e lajmeve
                   

DEMINUESIT LARGOJNË MINAT NË KONCUL DHE BRESIQ

8. shtator 2022.

Bujanoc - Beograd - Në fshatrat Dobrosin, Konçul dhe Bresiq të komunës së Bujanocit është duke u zhvilluar aksioni i madh për heqjen e minave, bombave dhe municioneve tjera. Më shumë se 50 deminues nga Republika Srpska u angazhuan në pastrimin e territorit.

Aksioni filloi në afërsi të fshatit Dobrosin në fund të gushtit dhe të mërkurën deminuesit e organizatës “In Demining” morën përforcime nga Shoqata “Stop Mine” nga Pale.

Megjithëse terreni konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm, deri më tani nuk është gjetur asnjë minë apo bombë e mbetur.

Shefi i shtabit të komunës për situata të jashtëzakonshme, Ali Aslani, ka thënë se ekipi i dytë, i cili ka arritur të mërkurën në Bujanoc, është angazhuar në shtrirjen ndërmjet fshatrave Bresiq dhe Konçul.

“Po punohet në një sipërfaqe prej më shumë se 140 mijë metrash katrorë me terren jashtëzakonisht të papërshtatshëm. “Është planifikuar që ekipet e çminimit nga Dobrosin dhe nga ky territor tjetër të lëvizin ngadalë drejt njëri-tjetrit dhe në këtë mënyrë të kontrollojnë të gjithë territorin”, tha Aslani.

Ai shtoi se në deminim janë angazhuar 54 deminues me 14 vetura.

Aslani paralajmëroi dhe apeloi banorët që të mos hyjnë në zonat ku po punojnë çminuesit.

“Ato zona janë të shënuara dhe kërkoj nga qytetarët që të sillen me përgjegjësi dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve”, theksoi Aslani.

Në territorin e komunës së Bujanocit pas bombardimeve të NATO-s dhe konfliktit në këtë zonë kanë mbetur mjete të shumta të pashpërthyera, ndërsa deminimi ende nuk ka përfunduar plotësisht edhe pas më shumë se 20 vitesh.

Burimi: Bujanovacke, Trupi koordinues