Arkiva e lajmeve
                   

DËMET NË MEDVEGJË 104MILION DINAR

18. gusht 2014.

Medvegja-Kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq lajmëroi së dëmët e shkaktuar nga reshjet e fundit në atë komunë janë vlersuar reth 104 milion dinarë.

 „Komisioni për vlersimin e dëmeve,i cili është formuar nga komuna,ka vendosur se dëmi i shkaktuar në infrastrukturën rrugore,në objektet për banim e të tjëra dhe tokë bujqësore janë më shumë se 104 milion dinarë.Ne institucioneve përkatësë në Beograd i ka derguar një listë të detajeve të dëmeve dhe presim përgjigje nga ata“ka shtuar Drashkoviq.

Dëmi më i madh ka ndodhur në infrastrukturën rrugore dhe ajo është 97.7 milion dinarë.

Drashkoviq tha se disa pjesë të rrugës në atë komunë janë dëmtuar dhe komunikacioni është i pamundshëm.

Uji ka përmbytur dhe tokën e kulturës bujqësore,kurse dëmi është rreth 11milion dinar.

Komisioni ka vlersuar se uji në shtëpi dhe objekte të tjera ka sjell dëme rreth 1.3 milion dinar.

Përshkak të reshjeve në komunën e Medvegjës në fillim të gushtit është shpallur gjendje e jashtzakonshme.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues