Arkiva e lajmeve
                   

DELEGACIONI I ZVICRRËS KA VIZITUAR QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË

14. mars 2016.

Preshevë – Delegacioni zvicerian i Sektretarit Shtetëror për Emigrim, të cilin e udhëheq drejtori i Bashkëpunim Ndërkombëtar në Sektariatin për Emigrim, Urs fon Arb, ka vizituar Qendrën për Pranim dhe Regjistrim të Emigrantëve në Preshevë.

Zyrtarët zvicerian kanë theksuar se janë të impresionuar me sfidat e Serbisë që të ofroj ndihmën e duhur për njerëzit në nevoj.

Delegacioni është takuar me ministrin për punë, punësim dhe çështje sociale dhe veteran, Alleksandar Vulin, i cili theksoi se Serbia do të vazhdoj që të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me vendimet të cilat i realizon Unioni Europian.

Zvicrra për zgjidhjen e problemit të rrjedhave të përziera emigruese në Serbi deri më tani ka ndarë një milion franga zviceriane, ndërsa në katër vitet në vazhdim për rajonin e Ballkanit Perendimor do të jenë në gadishmëri 10 milion franga zviceriane, në përputhje me Strategjinë e Parteritetit Emigrues me rajonin.

Burimi: Studio B dhe Trupi Koordinues