Arkiva e lajmeve
                   

DELEGACIONI I SHQIPTARËVE TEK SHEFI I MISIONIT TË OSBES-Ë NË SËRBI

31. dhjetor 2021.

Bujanoc - Beograd - Delegacion i shqiptarëve nga Bujanoci dhe Presheva dhe shefi i misionit të OSBE-së në Serbi Jan Bratu kanë biseduar në Beograd për pozitën dhe problemet e këtij komuniteti në jug të Serbisë.

Sipas deputetit Shaip Kamberi, është biseduar për pozitën e shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc dhe masat urgjente që duhet të ndërmerren nga autoritetet shtetërore.

Në delegacion përveç Kamberit ishin edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa.

“Është e rëndësishme që të kemi komunikim të drejtpërdrejtë me diplomatët e akredituar në Beograd për të ngritur dhe zgjidhur çështjet më të rëndësishme të shqiptarëve në Serbinë jugore”, tha Kamberi.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues