Arkiva e lajmeve
                   

DELEGACIONI I EDS-SË SOT NË BUJANOC

5. gusht 2014.

Nish – Përshkak ngjarjeve të fundit në Kuvendin Kombëtar të Serbisë, kur me deputetët ka biseduar kryeministri Alleksandar Vuçiq, dhe borxhit të madhë të banorëve në komunat e jugut të Serbisë për mospagesë së energjisë elektrike, sot në Bujanoc do të qëndroj delegacioni i Elektrodistribucionit të Serbisë dhe Kompanisë Elektrike „Јugoistok Nish“. Arsye e kësaj vizite në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë janë faturat që nuk janë paguar për energji elektrike.

Anëtarët e delegacionit do të takohen me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën dhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, për qëllim të gjetjes së zgjidhjes compromise për shlyerjen e borxheve të mëdha të bizneseve dhe qytetarëve, mirëpo edhe vjedhjes së rrymes në këto komuna. 

Banorët në jug të vendit tonë kanë borxh për rrymë më shumë se dy miliard dinarë. Numri i vogël i familjeve serbe rregullisht shlyejn obligimet e veta, ndërsa është numër shumë i vogël i familjeve shqiptare që e bëjnë këtë. Sipas të dhënave zyrtare të cilat i ka Kompania Elektrike „Јugoistok Nish“, secila familje në komunën e Preshevës ka borxh rreth 42.000 dinarë, ndërsa në Bujanoc gati dyfishi i kësaj vlere, nga 70.000 dinarë për çdo familje.

Burimi: Politika, Jugmedia dhe Trupi Koordinues