Arkiva e lajmeve
                   

DEBATI PUBLIK PËR PËRPILIMIN E LIGJIT PËR REFERENDUM DHE INICIATIVËN QYTETARE (AFATI: 22 NËNTOR 2019)

13. nëntor 2019.

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale në procesin e hartimit të ligjit që rregullon fushën e vetëqeverisjes lokale, zhvillon një debat publik për përpilimin  e ligjit për Referendum dhe iniciativën qytetare.

Debati publik zgjat nga 25 tetor deri më 22 nëntor 2019.

Ministria fton përfaqësuesit e organeve shtetërore kompetente, organet e krahinës autonome, organet e njësive të vetëqeverisjes lokale, Konferencën e Përhershme të qyteteve dhe komunave, ekspertë publik, organizata joqeveritare, si dhe palë të tjera të interesuara që të paraqesin vërejtjet dhe propozimet e tyre në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale në postën  elektronike : lokalna.samouprava@mduls.gov.rs dhe me postë në: Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale, Beograd, Birçaninova 6.

Pas përfundimit të debatit publik, Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale do të analizojë të gjitha kundërshtimet, propozimet dhe sugjerimet e marra në debatin publik dhe bazuar në to do të përgatisë një raport për debatin publik të mbajtur brenda 15 ditëve nga dita të debatit publik dhe do të publikojë në faqen e internetit të   Ministrisë e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale.

Hartimi i përpilimit të ligjit për Referendum  dhe  iniciativën qytetare, si dhe organizimin e seancave debatit publike, mbështetet nga Qeveria e Zvicrës në kuadër të projektit "Mbështetje për Zbatimin e Planit akcional mbi  Strategjien e Reformës së Administratës Publike - Reforma e Pushtetit Lokal 2016-2019".

Dokumentat percjellese mund te shkarkoni në  http://mduls.gov.rs/javne-rasprave-i-konsultacije/javna-rasprava-o-nacrtu-zakona-o-referendumu-i-narodnoj-inicijativi/

Burimi: Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale dhe Trupi Koordinues