Arkiva e lajmeve
                   

DEBAT PUBLIK RRETH BUXHETIT NË PRANI TË PËRFAQËSUESVE TË MEDIAVE DHE OJQ-VE

14. dhjetor 2017.

Bujanoc - Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në kabinetin e tij ka pritur përfaqësuesit e mediave lokale dhe organizatave joqeveritare në mënyrë që me ata të bisedoj mbi planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2018.

Kamberi ka njoftuar të paranishmit që buxheti për vitin e kaluar me siguri do të jetë 950 milionë dinarë, por është i mundur që për herë të parë të kaloj 1 miliardë po nëse llogariten projekti i ndërtimit të sallës së edukatës fizike për shkollën fillore në Tërnoc të Madh dhe renovimi i shkollës në fshatin Bilaç. Nga projektet kapitale të cilat janë rendiur në buxhet, kryetari i komunës ka ndarë stacionin transfer të cilët zgjidhin problemin e mbeturinave dhe deponisë së qytetit, të drejtimit rrugor Jugokop – Kërshevicë dhe Zarbincë – Muhoc, si edhe rregullimi i unazës në hyrje të qytetit.

Në buxhetin e ri mjetet për bujqësi do të zvogëlohen nga 32,5 milionë në vitin 2017, në 20 milionë dinarë. Për ekonomi me shumë gjasa do të ndahen 15 milionë dinarë, ndërsa është e mundur edhe zvogëlimi i mjeteve të dedikuara për media, me 7 milionë në 5 milionë dinarë, rreth të cilës  ende është duke u shqyrtuar.

Përfaqësuesit e mediave rikujtuan se rekomandimi i shoqatave të mediave që vlera e mjetet për financimin e mediave duhet të jetë 2 përqind ka buxheti i përgjithshëm, në rastin e komunës së Bujanocit do të ishte afër 20 milionë dinarë, Kamberi nuk ka komentuar, por ka paralajmruar shpalljen e konkursit për financimin e mediave gjatë janarit.

 

„Jam i vetëdijshëm për gjitha nevojat, por duhet ta harmonizojmë dhe planifikojmë buxhetin në përputhje me mundësitë reale”, tha kryetari i komunës.

Mjetet për sport do të rritetn për një milionë dinarë, dhe kështu do të jenë 10 milionë dinarë, ndërsa për shoqëritë kulturore – artistike do të mbetet i njejti – 1,7 milionë dinarë. Për organizatat joqeveritare në vend të 2 milionë dinarëve, në buxhetin e vitit 2018 është planifikuar rritje për 3 milionë dinarë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues