Arkiva e lajmeve
                   

DEBAT PUBLIK RRETH BUXHETIT: MË SHUMË TË HOLLA PËR PUNËN E ADMINISTRATËS KOMUNALE

20. dhjetor 2017.

Bujanoc – Nga 1,165 miliardë dinarë, sa është projekutar buxheti i komunës së Bujanocit, pothuajse 198 milionë janë dedikuar për punën e Administratës Komunale.

Kjo është thënë në debatin publik rreth propozimit të buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2018, debat i cili ka filluar të martën në ora 18, në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, në të cilin kryetari Shaip Kamberi ua uroi të gjithëve që festojnë festën e Shën Nikollës

Kamberi sqaroi se rreth buxhetit, propozimin e të cilit e ka miratuar Këshilli Komunal, këshilltarët do të debatojnë të enjtën, më 21 dhjetor, në seancën e KK të Bujanocit.

Buxheti për vitin e ardhshëm për herë të parë do të kaloj shifrën e një miliardë dinarëve, apo saktësisht 1.164.500 dinarë. .

Kamberi ka thënë se për investimet nga buxheti do të ndahen 407,5 milionë dinarë.

Boban Pavloviq, zëdhënës i kryetarit të komunës dhe kryeshef i Sektorit për Financa, theksoi se buxheti është rregulluar sipas intruksioneve të Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues