Arkiva e lajmeve
                   

ÇMIMI PËR UDHËPËRSHKRIM MË TË MIRË TË SHKRUAR PËR NJË DESTINACION NË SERBI (AFATI: 21 QERSHOR 2020)

29. maj 2020.

Fondacioni "Bilana Bosnijen Ognjenoviq" ka shpallur konkurs për çmimin në gazetari "Bilana Bosnijen Ognjenoviq"për udhëpërshkrim më të mirë të shkruar për një destinacion në Republikën e Serbisë.

Çmimi përbëhet nga një shumë monetare prej 100,000.00 RSD dhe një pllakë.

Studentët dhe gazetarët e moshës 20 deri 34 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë.

Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Arabe të Egjiptit jepen edhe dy çmime të tjera të gazetarisë "Bilana Bosnijen Ognjenoviq" për udhëpërshkrime më të mira të shkruara për Egjiptin.

Çmimi i parë special përbëhet nga një pllakë dhe një udhëtim shtatë ditor në Egjipt (përfshirë transportin dhe akomodimin).

Studentët e gazetarisë dhe gazetarët kanë të drejtë të aplikojnë. Çmimi i dytë special është gjithashtu një pllakë dhe një udhëtim në Egjipt për shtatë ditë në periudhën nga gushti deri në nëntor 2020.

Studentët nga mosha 17 deri në 23 vjeç nga të gjitha Universitetet në Republikën e Serbisë kanë të drejtë të aplikojnë. Të gjitha punimet  e shpërblyera do të botohen në revistën " Bota turistike".

Aplikimet për konkurs (udhëtimet me 3 deri në 4 foto) duhet të dërgohen në adresën e e-mail: konkurs@bbofondacija.com deri më 21 qershor 2020.

Punimet me të cilat konkurohet nuk duhet të jenë publikuar ose shpërblyar.Aplikimet do të kodohen dhe si të tilla do t'i dorëzohen jurisë së ekspertëve.

Punimet më të mira do të shpallen në 15 korrik 2020. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në 21 korrik 2020 në rezidencën e Ambasadorit të Egjiptit.

Burimi: Revista “Bota turistike" dhe Trupi Koordinues