Arkiva e lajmeve
                   

ÇMIMET NË KOPSHTIN E FËMIJËVE NË BUJANOC MBESIN TË NJEJTAT

15. nëntor 2017.

Bujanoc – Në mbledhjen e Këshillit Komunal të Bujanocit, e cila është mbajtur të premten e kaluar, është vendosur që çmimi i qëndrimit ditor në kopshtin e fëmijëve të institucionit parashkollor (IP) “Gëzimi Ynë” të mbetet i njejti – 2.600 dinarë në muaj.

Sipas fjalëve të drejtorit të këtij institucioni Millovan Alleksiq, ndryshimet në Vendimin e ri mbi konfirmimin e çmimeve të shërbimeve të akomodimit të fëmijëve në IP “Gëzimi Ynë”, i përkasin vetëm kategorive sociale, dhe kështu shfrytëzuesit e ndihmës materiale do të paguajnë 50% të çmimit. Dhe për fëmijët e prindërve të vetushqyer është paraparë lirim prej 50 përqind, ndërsa për fëmijët pa kujdes familjar, fëmijët me pengesa në zhvillim dhe fëmijët e invalidëve të luftës shërbimet e kopshtit të fëmijëve do të jenë falas.

Nuk është ndryshuar as zvogëlimi prej 20% për qëndrimin e fëmijës së dytë, si edhe lirimi prej 40% për fëmijën e tretë.

Propozimi i parë i rëndësishëm që fëmijët e qëndrimit të tërësishëm ditor të fëmijës së katërt dhe secilit fëmijë tjetër të zvogëlohet për 50%, është ndryshuar në insistimin e zëdhënësit të kryetarit të komunës së Bujanocit Stojançe Arsiq, i cili ka propozuar që fëmija i katërt dhe i rradhës në familje të mos paguaj fare, gjë që Këshilli Komunal e ka pranuar.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues