Arkiva e lajmeve
                   

Cmime për ndërmarrësit e rinjë

28. mars 2011.

Qendra Rome për demokraci nga Bujanoci, në partneritet me Qendrën inkubatore për  biznes nga Vranja , ka përfunduar trajnimin tremujor mbi ndërmarrjen dhe shkrimin e biznis planit. Trajnimi ishte i dedikuar të rinjëve nga Bujanoci dhe Presheva – nxënësve të shkollave te mesme  dhe të papunëve deri në moshën 30 vjeçare.

Në fund të trajnimit pjesmarrësit e projektit  ishin të ndarë në 5 ekipe multietnike për shkrimin e biznis planeve, ndërsa tri ekipet më të mira janë shpërblyer me nga 15.000, 10.000 dhe 5.000 dinar. Shpallja e fituesve  dhe dhënia e dhuratave ishte në Pres Qendrën në Bujanoc , të premten 25.03.2011.

Projektin e ka mbështetur trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbis për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.