Arkiva e lajmeve
                   

CFAR KAN TREGUAR REZULTATET E PARA TË REGJISTRIMIT

17. tetor 2011.

Sipas të dhënave të Entit Statistikor  të deklaruara me 15. Tetorë, në Sërbi jan regjistruar 7,4 milion qytetarë, në Beograd rreth 1,7 milion, ndërsa në Vojvodinë diqka më shum se 1,9 milion banorë.

Serbët gjithnjë e më pak në Preshevë

Në krahasim me regjistrimin e vitit 2002, të dhënat tregojnë se në Preshev numri i serbëve është zvogluar me 15 % ndërsa në Bujanoc me 10%.

Sipas deklaratë së kryetarit të komisionit në Preshev Dragolub Filipoviq, në këtë qytet jan regjistruar gjithsej 2.484 banorë dhe 1.348 familje serbe. Para nëndë viteve në list kan qenë 2.984 serb.

Në fshatrat etnike serbe numri i banorve është zvogluar prej 10 deri në 20 %, shkak ky të cilin kryetari i komunës e shef si pasoj të emigrimit të popullatës joshqiptare  nga këto vende me vite të tëra.

Kryetari i komisonit  në Bujanoc , Boban Pavloviq deklaroi se në Bujanoc jan regjistruar 17.012 banorë dhe 6.025 prona.

Bojkoti në Preshevë dhe në Bujanoc

Në preshev jan regjistruar gjithsej katër deri në pesë përqind të numrit të përgjithshëm të banorve.

Situata e ngjajshme është edhe në Bujanoc, ku jan regjistruar rreth 10 % e popullatës.

Faza e parë e regjistrimit është kryer me 15. Tetor, ndërsa rezultatet finale do të publikohen me 15 nëntor.

Në entin republican për statistika porosisin se në fazën e dytë mund të regjistrohen ata banorë të cilët nuk jan regjistruar me kohë.


Rrethi i Jabllanicës me 20.000 banorë më pak

Në gjasht komuna të rrethit të Jabllanicës, për 10 vite numri i banorve është zvogluar për 19.780 banorë, kështu tregojn rezultat e para të regjistrimit.

Në listat e regjistrimit nga viti 2002. Jan gjetur 240.923 banorë, ndërsa në ditën e djeshme 221.143. Sipas të dhënave të njejta , numri i banorve në Leskoc është zvogluar nga 156.252 në rreth 148.000, rrespektivisht për rreth 8 mijë banorë.

Vlasotinca mbetet me 3.718, Lebani me 2.668 dhe Crna Trava me 627 banorë më pak.

Edhe numri i banorve në Medvegjën multietnike është zvogluar për 3.000 banorë, ndërsa vlersohet se regjistrimin e ka bojkotuar gjysma e popullatë shqiptare në këtë komunë.

Numri i qytetarve të cilët përveq Medvegjës nuk kan vendbanim tjetër iu jan përgjgij regjistrimit, përderisa pjesa tjetër kan bojkotuar regjistrimin,duke iu përgjigjur ftesës së Këshillit Nacional të Shqiptarve, ka thënë kryetari i komunës Sllobodan Drashkoviq.