Arkiva e lajmeve
                   

ÇFAQJA TEATRALE ,,TI DHE UNË JEMI NE’’ PUSHTON SLLOVENINË

19. nëntor 2010.

Çfaqja teatrale ,,Ti dhe unë jemi Ne’’ e cila vitin e kaluar ka mbushur plot sharm kryeqendrën dhe ka fituar simpatinë e publikut nga jugu, veriu dhe pjesëve tjera të shtetit tonë, në fundë të nëntorit do të paraqitet në Slloveni.

Çfaqja është produkt i punës së përbashkët, mirëkuptimit dhe shoqërimit në mes të rinjëve të të gjthë bashkësive etnike nga Bujanoci dhe Presheva. Aktorët të cilët njëherit janë edhe autorë të kësaj çfaqjeje, janë edhe personazhet kryesore ndërsa teksti vjen nga kombinimet dhe dizajnimit dramaturgjik të botëkuptimit të tyre në periudhën e tyre të rritjes. Grumbullimi i materialit për çfaqje, në bazë të së cilave është formuar tema e kësaj çfaqjeje, janë marrë nga anketa me qytetarë.

Aktorët në çfaqje aktrojnë në gjuhët e tyre amtare (shqip, serbisht dhe në gjuhën rome) dhe në gjuhën angleze, e kjo është unike në krahasim me çfaqjet tjera të realizuara në Serbi.

Me këtë çfaqje të rinjët nga jugu kanë marrë pjesë në Beograd, Bujanoc, në 6 qytete të Vojvodinës, në ,,Gjaçkom Vukovom Saboru’’ në Lloznicë, ndërsa tash, me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë (Ministrinë e Punëve të jashtme) do të marin pjesë edhe në pushtimin e regjionit.