Arkiva e lajmeve
                   

ÇFAQJA TEATRALE E CILA THYEN TË GJITHA BARIERAT ETNIKE

20. dhjetor 2010.

Çfaqja teatrale ,,Ne jemi e gjith bota’’, të qendrës rinore ,,Tidhe Unë jemi Ne’’,  të premten më 17 dhjetorë ë këtij viti është çfaqur në sallën e tejmbushur të teatrit Popullorë në skenën ,,Rasha Pavloviq’’.

Para se të fillojë çfaqja, publikut ju drejtua administratori i teatrit Popullorë Bozhidar Gjuroviq, sekretari krahinorë për kulturë Miodrag Gjuroviq, ministri i kulturës Nebojsha Bradiq si dhe kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq.

Kjo është çfaqja e dytë multietnike e qendrës rinore e cila punon me të rinjët e komuniteteve të ndryshme nga Serbia jugore. Kësajë here të rinjët nga jugu – nga Bujanoci dhe Presheva kanë bashkëpunuar me moshatarët e tyre nga Kikinda. Ata 28 në teatrin Popullorë për publikun beogradas u paraqitën çfaqjen tearale ,,Ne jemi e gjith bota’’

Në këtë çfaqje kemi tema të ndryshme paralele ndërsa motivi kryesorë është dashuria e ndaluar.
Këtë çfaqje deri më tani kanë pasur rast ta përcjellin qytetarët e Kikindës, Lublanës dhe Bujanocit, ndërsa javën e kaluar këtë privilegj e ka pasur edhe publiku Beogradas.

Me shoqërimin dhe kreativitetin e tyre, këta të rinjë dërgojnë mesazhin e tyre për dashuri, shoqërim dhe paqe. Ate çka ata porosisin është se ngjyra e lëkurës, gjuha, religjioni, kultura dhe prejardhja nuk jan të rëndësishme sepse ,,Ti dhe unë jemi e tërë bota!’’.

Shpresojmë që këtë porosi do të kenë mundësi ta ndëgjojnë, shohin dhe ndjejnë edhe qytetarët tjerë në Serbi dhe regjion.

Projekti është mbështetur nga sekretariati për kulturë të KA të Vojvodinës dhe Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.