Arkiva e lajmeve
                   

CESID: BANORËT E MEDVEGJËS MË PAK MARRIN PJESË NË MARRJEN E VENDIMEVE NË KRAHASIM NË KOMUNAT TJERA

22. shkurt 2017.

Medvegjë – Hulumtimin të cilin e ka bërë CESID-i, përmes ndihmës së UE-së, tregon se niveli i participimit të qytetarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë konsiderushëm është më i vogël në krahasim me mesataren e Republikës së Serbisë.

Emilia Bërkiq nga CESID-i ka thënë se hulumtimi ka përfshi 30 intervista të thella me vetqeverisjet lokale, mediat dhe shoqërinë civile dhe se ka treguar se shkalla e participitimit të qytetarëve në këto komuna është konsiderueshëm më e vogël në krahasim me mesateren e Republikës së Serbisë.

„Kjo do të thotë se qytetarët nuk participojnë mjaftueshëm në marrjen e vendimeve, gjë që është e njohur si njëri ndër problemet themelore dhe përkatësisht për këtë realizojmë këtë projekt, të cilin e financon UE-ja”, tha ajo.

CESID-i ka defikuar disa rekomandime në bazë të hulumtimit të cekur.

„Ato janë, në mes të tjerash, avansimi i mekanizmave lokal, të cilat tani nuk egzistojnë apo nuk funskionojnë mjaftueshëm mirë, në varësi nga komuna në komunë, si edhe Këshilli për të Rinj, Zyra për të Rinj, personat të cilat do të ishin marrë kryesisht me bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile apo vende pune për personat të cilat do të ishin marrë me barazinë gjinore”, tha Bërkiq. 

Hulumtimi ka përfshi të gjitha format e participimit të qytetarëve të cilat i rregulluon Ligji mbi Vetqeverisjen Lokale dhe statutet e komunave.

„Nga njëra anë, vetqeverisjet lokale nuk punojnë mjaftueshëm që këto probleme të zgjidhen, ndërsa nga ana tjetër qytetarët të cilët janë shumë pasiv, të pa interesuar dhe nuk kanë informacione të mjaftueshme se si munden në mënyrë më aktive dhe të mirë të marrin pjesë në punën e vetqeverisjeve lokale”, tha Bërkiq.

Ajo ka theksuar se problemet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë “shumë të ngjajshëm”.

Kur bëhet fjalë për Medvegjën, ku raporti është prezentuar, thuhet se problem paraqet edhe shtrirja territoriale e komunës, e cila pamundëson pjesëmarrjen e qytetarëve, posaçërisht atyrëve nga vendet rurale.

Kryetari i komunës së Medvegjë, Nebojsha Arsiq, thot se në këtë vetqeverisje lokale janë të gatshëm që të dëgjojnë dhe pranojnë sygjerimet e qytetarëve, gjë që është bërë me rastin e përpilimit të buxhetit për këtë vit.

Burimi: Ovo je Serbia, Jugpres dhe Trupi Koordinues