Arkiva e lajmeve
                   

ÇEPURIN AMBASADORI I RUSISË NË SERBI KA VIZITUAR PRESHEVËN

14. gusht 2015.

Ministri për punë, punësim dhe për çështje veterane dhe sociale, Alleksandar Vulin dhe ambasadori i Rusisë në Serbi Alleksandar Vasileviç Çepurin, kanë vizituar Qendrën e Strehimit për Emigrantë në Preshevë, të cilës iu është dhuruar donacioni nga qendra humanitare serbo-ruse në Nish. Qendrës për Pranim të Emigrantëve iu janë dhuruar edhe mjetet për energji elektrike, rezervuarët për ujë, furrat për ngrohje dhe reflektorët. Çepurin ka vlerësuar se Serbia përshkak të rrjedhës së emigrantëve gjendet në situatë të rëndë edhepse asgjë rreth kësaj nuk është bërë dhe për këtë asaj i duhet ndihmë, ndërsa e vetmja dilemë është që se a do të rritet rrjedha e emigrantëve dhe se çka duhet të bëhet nësë ndodh një gjë e tillë.

 “Kemi parë këtu se Serbia gjendet në një situatë ku ka shumë harxhime rreth emigrantëve dhe këtë situatë ne e kuptojmë. E dimë se për çka ka ndodhur, kjo është principi apo historia e kaosit të kontrolluar, mirëpo kemi konstatuar se kaosi i kontrolluar ka kaluar në atë të pa kontrolluar.  Ata të cilët e kanë bërë këtë situatë me emigrantë nuk mund këtë kaos ta kontrollojnë, tash këtë dojnë ta bëjnë edhe në Ukrainë, për këtë duhet të përgaditemi se situata do të përkeqësohet, ndërsa Serbia nuk ka lidhje me këtë dhe ne dëshirojmë që asaj t’i ndihmojmë dhe t’i ofrojmë ndihmë”, ka thënë ambasadori i Rusisë në Serbi, Alleksandar Çepurin.

Ministri Vulin dhe ambasadori Çepurin kanë vendosur kurora në Përkujtimoren e pjesëtarëve të rënë të policisë në konfliktet etnike me pjesëtarët e UÇPMB-së në periferi të Bujanocit.

Burimi: RTV Pink, Danas dhe Trupi Koordinues