Arkiva e lajmeve
                   

CENTRALI I PARË I ENERGJISË DIELLORE NË SERBINË JUGORE

29. gusht 2012.

Leskovc- Ministrja e energjisë, zhvillimit dhe mjedisit  Zorana Mihajlloviq në Leskovc ka lëshuar zyrtarisht në punë centralin e energjisë diellore prej 250 kilovat.

Ky është i pari cenrtal i energjisë diellore në rrethin e Jablanicës dhe në jug të Serbisë, dhe ky do të furnizojë rreth njëqind familje me energji.

Ministrja Mihajlloviq tha se përdorimi i potencialeve të energjisë së rinovueshme do të thotë sigurinë e energjisë për Serbinë, shpenzimet më të ulëta dhe çmime reale, dhe se në këtë drejtim Ministria planifikon të shkurtojë procedurën. 

Centali i energjisë diellore në hyrje të Leskovcit, rreth HI „Nevena“ është ndërtuar nga kompania "Domit" nga Lebane.

Kontrata është nënshkruar për ndërtimin e centralit të energjisë diellore kapacitetit 650 kilovat në Bojnik.

Vlera totale e centralit të energjisë diellore, si dhe termocentralit  650 kilovat, që do të ndërtohet në Bojnik, është dy million euro.