Arkiva e lajmeve
                   

Ç’MINIMI I JUGUT TË SËRBISË

30. prill 2011.

Në bazë të bashkëpunimit bilateral të Norvegjisë dhe Sërbisë,  dje në fshatin Bushtran në komunë të Preshevës ka filluar akcioni i ç’minimit të 4,3 kilometrave katror, hapsira kto të dyshuara në jug të Sërbisë.

Emil Jeremiq, drejtor regjional i Ndihmës së popullit Norvegjez, ka thënë se në Sërbi egzistojn rreth 16 kilometra katror me bomba kasetore  të pa eksploduara nga periudha e NATO bombardimëve.

Me aktivitetin e filluar dje, njëherit edhe  ka filluar projekti tri vjeçar.
 
„Është paraparë se në tri vitet e ardhshme të menjanohen bombat kasetore nga hapsirat e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Kurshumli, për të cilat Qeveria Norvegjeze i ka siguruar 3,5 miliona euro. Në akcion marrin pjesë 35 njerz, ndërsa numri më i madhë i deminuesëve është nga Bosna. Ata, Ndihma nga populli Norvegjez i ka angazhuar në bashkëpunim me Qendrën republikane për ç’minim, me të cilët më parë është nënshkruar memorandum mirëkuptimi“ ka thënë Jeremiq.

Në fshatin Bushtran ku ka filluar akcioni, në korrik të vitit 1999 është vrarë një, ndërsa janë lënduar tre femijë. Jeremiqi ka shtuar se Ndihma e popullit Norvegjez gjerë më tani në Sërbi ka punuar në largimin e fushave të minuara në Shid me një kilometër  katror , nga qershori i vitit 2006 deri më tetor të 2008.

Ndihma e popullit Norvegjez është organizat humanitare e lëvizjes së sindikalistëve Norvegjez, e themeluar në vitin 1939.