Arkiva e lajmeve
                   

BURSISTËT E TRUPIT KOORDINUES PËR VIZITË NË BEOGRAD

19. nëntor 2010.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka organizuar vizitën për 206 nxënës të shkollave të mesme, bursistë nga këto tri komuna, qytetit të Beogradit. Kjo është hera e dytë që Trupi Koordinues ndanë bursë për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Si nikoqir të nxënësve në ,,Pallata Srbija’’ kanë qenë përfaqësuesit më të lartë shtetërorë në mes të cilëve ministri dhe kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq, ministri i arsimit Zharko Obradoviq dhe deputeti popullorë Riza Halimi. Me këtë rast nxënësve u janë dorëzuar kontratat e bursave.

Goran Qiriq, drejtori gjeneral I PTT Srbija, bursistëve të Trupit Koordinues u ka dorëzuar dhurata ndërsa Srgjan Cekiq, kryetarë i bordit të Kursimeve postare u ka dorëzuar libreza kursimi me 5.000,00 din të deponuara.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së kontratave mbi bursimin, ministri Markoviq theksoi se shteti jonë mundohet që më tepër energjinë e tijë të ja kushtojë rinisë për arsimimin që një ditë komuna e tyre të ketë dobi nga ata. Ai porositi të rinjët se e kanë rastin që jetën e tyre ta bëjnë sa më të mirë dhe të jenë urë lidhëse, pajtimi dhe bashkëpunimi në mes dy popujve të cilët në të kaluarën e tyre kanë pasur probleme.

Ju tash jeni të rinjë dhe nuk duheni të jeni robër i së kaluarës. Nga ju mvaret se qfar ardhmërie do të keni ndërsa ne do të mundohemi që t’ju mundësojmë që ajo të jetë sa më e lumtur’’, deklaroi Markoviq.

Trupi Koordinues ka organizuar vizitën qytetit të Beogradit si dhuratë shtesë nxënësve të shkollave të mesme. Bursistët së pari vizituan Kuvendin Popullorë me q’rast janë pritur nga kryetarja e parlamentit Slavica Gjukiq-Dejanoviq e cila shprehu bindjen se me ndarjen e bursave, nxënësit do të investojnë në veten e tyre, të mësojnë më tepër dhe pret që një ditë ndonjëri nga këta të rinjë do të arrijë të ulet në karrigat e Kuvendit Popullorë dhe të kontribuojë për rrethinën e tyre ku ata jetojnë.

Pas vizitës së Kuvendit Popullorë, bursistët i ka pritur kryetari i Republikës së Serbisë Boris Tadiq. Gjat pritjes së tyre në Kryesinë e Serbisë, kryetari porositi se në këtë kohë të vështirë në të cilën jetojmë së pari duhet t’i përmbushemi obligimet tona, mirëpo të mos e lënë anash edhe lojën e tyre rinore. Kryetari Tadiq porositi se shumë e rëndësishme është përsosshmëria e tyre arsimore. Në bisedë me nxënësit e komunitetit shqipëtarë, serb dhe romë ai shprehu kënaqësinë e tijë që programi qeveritarë i mbështetjes shkollore po zhvillohet shumë mirë. Boris Tadiq shtoi se është i kënaqur se u është dhënë kjo mundësi për ata nxënës të cilët kanë dëshirë të shkollohen.

Jetojmë në një hapësirë ku nuk ka konflikte. Ajo është ëndrra ime, dhe jamë i bindur se kjo është edhe ëndrra e juaj’’, porositi kryetari i Republikës nxënësit nga Serbia jugore.

Bursistët e Trupit Koordinues më pastaj janë takuar edhe me kryetarin e Beogradit Dragan Gjillas i cili i ka pritur në ndërtesën e vjetër. Përpos dhuratave dhe mirëseardhjes si dhe vizitës së kryeqytetit me anë të udhërrëfyesit të Agjensionit Turistik të Beogradit, kryetari i Beogradit u premtoi nxënësve se për ta do të organizojë ardhjen në një nga koncertet e yjeve të muzikës në arenën e Beogradit. Ardhja e tyre e ardhshme do të jetë shansi që ata të njoftohen dhe të shoqërohen me moshatarët e tyre nga Beogradi.

,,Jemi shumë të lumtur që sot jemi nikoqir i Juaji. Beogradi është qytet me zemër të hapur dhe është i gatshëm t’i pranojë të gjithë ata që duan ta vizitojnë, të studjojnë apo të jetojnë këtu. Të jeni optimist sepse jeni shumë të rinjë që të frigoheni se si do të jetë nesër, për ate do të kujdesemi ne më të vjetrit’’, tha Gjilas.

Në pritje të nxënësve ka qenë i pranishëm edhe sekretari i arsimit Vladimir Todiq dhe zëvendësja e tij Dragica Moro.

Nëntëmbëdhjetëvjeqarja Dafina Aliu nga Bujanoci, kryetarit të Republikës së Serbisë Tadiq dhe kryetarit të Beogradit Gjilas i dhuroi gazetën e parë multietnike ,,VIVA BU’’ e qendrës rinore ,,Ti dhe unë jemi Ne’’ të cilën së bashku e kanë pregaditur nxënësit serb, shqipëtarë dhe romë.