Arkiva e lajmeve
                   

BURSISTËT E TRUPIT KOORDINUES NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA NË BEOGRAD - 16.11.2009.

16. nëntor 2009.

BEOGRAD - E Mërkurë, 18. nëntorë, 152 nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të cilët kanë fituar bursën nga Trupi Koordinues do të vizitojnë Beogradin. Ata do të vizitojnë institucionet më të rëndësishme shtetërore, dhe në fundë pasiqë kjo për shumicën e tyre është vizita e parë në qytetin e Beogradit, kryetari i Trupit koordinues, ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale, Millan Markoviq dhe ministri i arsimit Zharko Obradoviq, në mënyrë solemne do t’i dorëzojë kontratat e bursave. Para kësajë ngjarjeje, bursistët do t’i pranojë kryetari i Republikës së Serbisë Boris Tadiq, kryetarja e prlamentit të Kuvendit Popullorë Sllavica Gjukiq Dejanoviq dhe ndihmësja e kryetarit të qytetit të Beogradit, Radmila Hrustanoviq. Gjatë kësaj vizite, me nxënësit do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e shkollave të mesme, kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Sllobodan Drashkoviq si dhe deputeti popullorë Riza Halimi.

Trupi Koordinues në qershorë të këtij viti ka shpallur konkurs të hapur për shpërndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Në konkurs janë paraqitur 819 nxënës, ndërsa të drejtën për bursë e kanë fituar 152 nxënës. Bursën, para së gjithash e kanë fituar nxënësit të cilët janë pa njërin apo të dy prindërit, përpos kësaj kriteriumi ka qenë që përpos këtyre, të kenë përparësi ata nxënës të cilët kanë kushte më të vështira ekonomike si dhe suksesin më të mirë gjatë shkollimit. Në bazë të këtyre kriteriumeve, bursën e kanë fituar 58 nxënës nga Presheva, 55 nxënës nga Bujanoci dhe 39 nxënës nga Medvegja. Nga këta nxënës, 99 janë Shqipëtarë, 41 Serbë dhe 12 Romë. Suma e bursës është 5000 dinarë në muaj dhe në këtë konkursë, bursat do të marrin deri në fundë të këtijë viti shkollorë.

Kjo është hera e parë që Trupi koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ndanë bursa nxënësve të shkollave të mesme me kushte të vështira materiale. Është planifikuar që konkursi të shpallet edhe në vitin e ardhshëm shkollorë.

Këtë aksion e ka përkrahur Banka Serbe e cila qdo bursisti të Trupit koordinues do t’i dhurojë librezë kursimi me 4000 dinarë të deponuar. Bursistët do të marrin edhe dhurata nga Telekomi i Serbisë. Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë ka mbështetjen e Misionit për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE), i cili nxënësve të shkollave të mesme nga Serbia jugora ka paguar rrugën për vizitën në Beograd.