Arkiva e lajmeve
                   

BURSA PËR NXËNËSIT E VARFËR TË SHKOLLAVE TË MESME DHE NXËNËSIT PA PRINDËR

21. korrik 2009.

Trupi Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës vazhdon të ndihmojë qytetarët më të varfër në Serbinë jugore. Pas ndarjes së gjashtë milionë dinarëve për ndihmë urgjente për personat me nevoja të posaqme, nënave mbajtëse të familjes si dhe fëmijëve jetimë, shpallet konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të cilët janë pa prindë apo janë nga familjet varfanjake.

Për bursimin e këtyre nxënësve janë të ndarë dy milionë dinarë. Shuma e bursës njëmujore është pesë mijë dinarë, kurse ndahet për katër muajt e fundit të këtij viti. Bursat do t’i fitojnë nxënësit e shkollave të mesme për të cilët ndihma është e domosdoshme.

Përparësi do të kenë nxënësit jetimë ose nxënësit të cilët jetojnë në familje në të cilat të ardhurat e përgjithme nuk arrijnë shumën prej 15 mijë dinarë. Kushti është që këta persona të jenë qytetarë të Republikës së Serbisë, të kenë vendbanimin në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të vijojnë shkollat e mesme në këto komuna si dhe të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollorë gjatë shkollimit. Të gjitha dokumentacionet e konkurimit mundë të merren në adresën e webfaqes së Trupit Koordinues www.kt.gov.rs ose në zyret e Truit Koordinues në Bujanoc dhe Preshevë. Konkursi është i hapur deri më 5 shtatorë 2009.

Nëse ndahen mjete shtesë, burset do të ndahen edhe në vitin shkollorë 2009/2010.