Arkiva e lajmeve
                   

BURSA DHE SUBVENSIONE PËR 300 NXËNËS DHE 16 SIPËRMARRËS

28. nëntor 2018.

Beograd - Bursat e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin shkollor 2018/2019, iu dhanë nxënësve në këto vetëqeverisje lokale, në bazë të konkursit të shpallur nga Trupi Koordinues. Në Bujanoc janë dhënë 120 bursa, në Preshevë 117 bursa dhe në Medvegjë 63 bursa për nxënësit e shkollave të mesme. Trupi Koordinues gjithashtu shpalli konkurs për dhënien e mjeteve të pakthyeshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sipërmarrësve dhe kooperativave bujqësore.

"Këtë vit ne do të ndajmë 16 subvencione për sipërmarrësit nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në vlerë prej 40 milion dinarëve. Programi që ne realizojmë është shumë i rëndësishëm, sepse qëllimi i tij është përforcimi i potencialeve ekonomike në të tri komunat", tha kryetari i Trupit Koordinues Prof. dr. Zoran Stankoviq.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues