Arkiva e lajmeve
                   

BUREKI I BASHKON SERBËT, SHQIPTARËT DHE ROMËT

8. dhjetor 2014.

Bujanoc – Në Bujanoc egziston një vend ku shpeshë shkojnë banorët e jugut të Serbisë, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, fetare apo politike – burektorja „Bis“, në qendër të Bujanocit ësht vend kur sëbashku qëndrojnë dhe ngrëjnë serbët, shqiptarët dhe romët.

Pronarët e burektorës, familja gorane, me specialitetin e tyre kanë shlyer kufijtë dhe mosbesimin në mes banorëve të jugut të Serbisë. Sapo të dalur nga furra, bureku i nxehtë me djathë, spanak dhe mish është i gatshëm për të gjithë myshterinjtë.

„Unë ha burek kur mundem, poashtu i sjellë edhe nipat. Këtu hanë të gjithë, shqiptarët, serbët dhe romët dhe policët dhe gjithë të tjerët”, sqaron Vera Stankoviq, refugjate nga Kosova dhe Metohia dhe e cila ka ardhur të jetoj në Bujanoc. 

Më së shumti në “Bis”, ka të hënave kur në Bujonoc është ditë tregu. Atë ditë pritet edhe nga gjysme orë që bureki të përgaditet dhe të piqet. Myshterinjtë e rregullt janë nxënësit e shkollave të rrethit.

„ Nuk kuptojmë shumë mirë serbishtën, mirëpo të gjithë ne vijmë të hajmë, kur është pushimi i gjatë sepse këtu është bureku më i mirë. Ky burek është shuajtja kryesore dhe më e mirë për neve”, thonë nxënësit e shkollës së mesme ekonomike deri sa presin burekun që të piqet.

Pronarët e burektorës pohojnë se nuk ka fshetësira të mëdha në përgaditjen e specialitetit të tyre – mielli duhet të jetë i cilësisë së lartë dhe se e gjitha të përgaditet me dorë dhe pa aditiv.

„Mielli është i tipit 400. Miell kualitativ, kërce të hollë dhe pa aditiv dhe pastaj bureku është kualitativ”, thotë njëri ndër pronarët e burektorës, Isan Sarda.

Përveç kualitetit, myshteritë i tërheq edhe çmimi i cili është 80 dinarë, të cilin pronarët me vite nuk e kanë ndryshuar.

Bureku në “Bis”, nuk e hajnë vetëm bujanocasit. Nuk ka ministër ose shef i ndonjë delegacioni i cili sëpaku njëherë nuk ka ngrenë mëngjes ose drekë të Isan Sarde.

Sipas vlerësimit të myshterive, në jug të Serbisë, në cilën do furrë do të gjeni ndonjë prodhim që përsëri do të donit t’a provonit.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues