Arkiva e lajmeve
                   

BUJQËVE NGA BUJANOCI I ËSHTË NDARË VENDIMI PËR SUBVENCIONIM

8. dhjetor 2017.

Bujanovc – Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi në sallën e kuvendit komunal ka ndarë 154 vendime për subvencinonimin e bujqëve lokal.

Me fjalët e Kamberit, me këtë është përfundur pilot projekti për subvencionime të pa kthyshme në bujqësi.

 “Ndarja e mjeteve të pakthyeshme për 291 bujqë, e cila ka filluar në fillim të vitit, sot po vazhdon me 154 vendime të reja për bujqit” ka theksuar Kamberi.

Shuma totale e subvecinimit të komunës për bujqsi pas ribalnsit të buxhetit prej 23 milion është rritur në 32.5 milion dinarë, për të siguruar mjete edhe për bujqit të cilët nuk kanë kaluar në rrethin e pare.

 “Komisioni të cilët i kanë vlersuar kërkesat që kanë ardhur në fillim të vitit ka dhënë rekomandim që të pranohen edhe kërkesat e këtyre bujqve të cilët sot janë prezent. Kemi pritur pëlqimin e ministris së bujqësis dhe prej neser fillojm me pagesën e subvecionimeve”, ka thënë kryetari I komunës, duke shtuar që deri në fund të vitit të I paguhen të gjith bujqve subvecinimet.

Sipas deklaratës së kryeshefes nga Reparti i komunës për ndërmarje dhe zhvillim ekonomik Ruzhica Angjellkoviq, vlera e subvecinimeve sillet prej 30.000 deri 150.000 dinarë.

Mirjana Petroviq nga fshati Rakoc njëra nga fitueset e subvecionimit, ka thënë që është e kënaqur që më në fund “shteti po mundohet të i ndihmoj bujqit”.

 “Po investojmë në maqineri dhe në atë mënyr janë ndarë mjetet. Deri tani jemi përbajtur nga forcat tona” .

 “Jamë shumë i kënaqur, ngadalë po i ngrisim prodhimet, do të konkuroj edhe vitin e ardhshëm “, ka thënë Rexhep Mustafi nga Letovica.

Me fjalët e kryetarit të komunës se Bujanocit z. Kamberit, edhe vitin e ardhshëm në buxhetin e komunës do ti planifikojmë mjetet për bujqësi dhe në ekonomi, por ende nuk dihet shuma e sakt e mjeteve të cilat do të ndahen për  kët qëllim.

Burimi: Jugpress dhe Trupi koordinues