Arkiva e lajmeve
                   

BUJQËSIA KA PËSUAR DËM TË MADH

27. maj 2014.

Temperaturat e ulëta dhe rënia e madhe e shiut gjat prillit dhe majit kanë shkaktuar dëm të madh te kultivuesit e rrethit të Jabllanicës, ndërsa rendimentet e disa llojeve të veçanta, sipas vlerësimeve të ekspertëve, do të zvoglohen për 70 përqind.

Veçanërisht është e rëndësishme që bujqit në periudhën e ardhshme, kur vijnë ditët e nxehta, kryejnë mbrojtjen e pemishteve të tyre, përshkak se në shumicën prej tyre janë shfaqur organizma të dëmshëm. 

„Çdo ditë kontrollojmë terrenet dhe më së shumti dëme pësoi qershia, ku rendimentet e saj do të zvogëlohen për 70 përqind, ku të njejtën që do t`a pësoi edhe vishja“, ka deklaruar Dushko Jovanoviq, këshilldhënësi për pemtari nga Shërbimi Bujqësor Profesional dhe Këshilldhënës në Leskoc.

Rënia e madhe e shiut e ka vështirësuar edhe mbjelljen e misrit, si dhe zhvillimin e të mbjellurave tjera. Në këto terrene ku uji ka qëndruar shumë dhe ku niveli i madh i ujrave nëntokësore ka arritur deri te shkatrrimi i të mbjellurave dhe për prodhuesit këshillohet që këto parcele të mbillen me misër apo me bimë tjera. Bujqëve i rekomandohet që të mbjellin hibridet më të shukrta, përshkak të vonesës në mbjellje.

Kur është fjala për mbjelljen e misrit, në zonat e rrethit të Jabllanicës është kryer 70 përqind të hapësirës të përgjithshme të planifikuar, megjithëse afati optimal për atë ka përfunduar.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues