Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCIT ÇMIMI I MBROJTËSIT TË QYTETARËVE

24. prill 2017.

Bujanoc – Shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal i komunës së Bujanocit, Enis Salihu, ka pranuar mirënjohjen për kontributin në zhvillimin e të gjitha formave të qasjes në territorin e vet për vitin 2016, të cilin e ka ndarë zyra e Mbrojtësit të Qytetarëve.

Për qëllim të zhvillimit të qasjes në Republikën e Serbisë dhe promovimin e shembujve të praksës së mirë, Mbrojtësi i Qytetarëve ka shpallur ftesë publike për ndarjen e çmimeve për njësitë e vetqeverisjeve lokale të cilat në vitin e kaluar kalendarik më së shumti kanë kontribuar në zhvillimin e të gjitha formave të qasjes në territorin e vet, ndërsa në të cilat është paraqitur edhe komuna e Bujanocit.

Pas realizimit të ftesës publike, vendimi i komisionit të konkursit mbi fituesit e çmimeve është shpallur në ueb faqen e Mbrojtësit të Qytetarëve.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues