Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI SËSHPEJTI FITON LINJËN E SHPEJTË

20. tetor 2016.

Bujanoc – Punimet në rekonstruktuimin e dy pjesëve të rrugës hekurudhore në pjesën jugore të Koridorit europian 10, nga Vrajska Banja deri në Ristoc dhe nga Bujanoca deri në Bukuroc, të cilat kanë filluar në prill të vitit 2016, i ofrohen përfundimit të tyre, ka njoftuar realizuesi i punimeve “RZHD Internacional”.

 “Të gjitha punimet ndërtimore dhe montuese realizohen në regjimin e mbylljes teknologjike të rrugës prej 36 orë, pa ndërprerjen e plotë të qarkullimit të trenave. Pas përfundimit të rekonstruktuimit të hekurudhës, shpejtësia e trenit për udhëtarë deri më tani nuk ka kaluar 50 km/h, do të rritet në 120 kilometra në orë”, thuhet në “RZHD International”, sëbashku me lajmrimin se do të punimet e filluara në pjesën në mes Vinarce – Gjorgjevo do përfundohen në pjesën e dytë të vitit 2017.

“RZHD International” ka filluar punimet në rrugën hekurudhore prej Vinarcit deri Gjogjevë, të fundit në pjesën jugore të Koridorit, e cila përfshin rekonstruktuimin e paraparë në përputhje me aneks kontratën kryesore.

Vlera e përgjithshme e projektit në renovimin e pjesës jugore të Koridorit 10, e cila financohet nga krediti rus për modernizimin e hukurudhave serbe, kalojnë 38 milionë dollarë amerikan.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues