Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI, QENDËR E BASKETIT

23. prill 2018.

Bujanoc – Gjithsej 40 ndeshje, 14 ekipe nga rajoni dhe për më shumë se 500 fëmijë, basketbollistë të vegjël, kanë shënuar festivalin e mini basketit në organizatën KB Play 017 nga Bujanoci.

Ekipe kanë qenë nga Serbia, Maqedonia dhe Gjermania edhe një i posaçëm, të ciline kanë përbërë fëmijët nga Qendra e Pranimit në Bujanoc, të cilin e ka organizuar dhe pajisur OJQ Atina.

Festivali është i 8 me rradhë, është organizuar përmes ndihmës financiare të Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Serbisë, ndërsa e kanë ndihmuar edhe me pakot e ujit dhe lëngjëve kompania „Bivoda“, QS „Rinia“ e cila siguroi hapësirën, OJQ Atina duke dhuruar maskotin e lepurit, të veshur në dresën Play 017, si edhe vetqeverisja lokale dhe kompania „Saba Bellça“.

Medalet dhe mirënjohjet i kanë marrë të gjithë: Play 017 Bujanoc, Elita Bujanoc, Panteri Vraje, Panter Shkup, Feniks Shkup, Ol Star Leskoc, MBA Kragujevc, FMP Shkup, Bremen Gjermani, Akademia Nikoliq, MVP Shkup, DABO Gërdelic, NVO Atina (fëmijët e popullësisë emigrante) dhe Play OF Leskoc.

Në sallë kanë kujdestaruar vullnetarët e Kryqit të Kuq të Bujanocit, ndërsa kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues