Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI NJËRI NDËR GJASHTË QYTETET NË SERBI ME RRITJE POZITIVE TË NUMRIT TË POPULLËSISË

6. nëntor 2018.

Bujanoc - Nga 169 qytete dhe komuna në Serbi, Bujanoci është ndër 6, të cilat në vitin 2017 kanë pasur një rritje pozitive natyrore. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Bujanoci regjistroi një rënie të shkallës së lindjeve krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas të dhënave statistikore, përveç Bujanocit, ishin edhe Novi Pazari, Sjenica, Novi Sad, Presheva dhe Tutini, me një numër më të madh lindjesh në krahasim me numrine  vdekjeve.

Listat demografike paralajmërojnë se Serbia ka rritjen më të ulët natyrore të lidnjeve në raport me të gjitha republikat ish-jugosllave. Nga ana tjetër, vetëm 32 nga 233 vendet në planet shënojnë një rënie në numrin e banorëve, ndërsa vetëm 18 vende të botës kanë një rritje negative natyrore, nga të cilat 17 janë në Evropë. Nga këto 18 vende që shënojnë një rënie në numrin e banorëve, 13 janë përballur me rritje natyrore negative dhe emigrim, dhe në mesin e tyre është Serbia, paralajmëroi dr. Ivan Marinkoviq, shkencëtar hulumtues nga Instituti i Shkencave Sociale.

Në vendin tonë, ai paralajmëron, çdo vit 35.000 deri në 38.000 njerëz vdesin më shumë se sa lindin, kështu që nuk duhet të habitemi që mes dy regjistrimeve të popullsisë ne kemi "humbur" mes 350.000 dhe 380.000 banorë. Për më tepër, për shkak të emigrimit të popullsisë së re, kemi një strukturë moshe shumë të pafavorshme - mosha mesatare e popullsisë së vendit tonë është thuajse pothuajse 43 vjet.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues