Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI NDËRTON TRANSFER STACIONIN PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE

27. shkurt 2015.

Bujanoc „Komuna e Bujanocit ka siguruar shumicën e pjesës së mjeteve për ndërtimin e transfer stacionit për mbeturinat në deponinë e Bujanocit, kështu që presim që ndërtimi i fazës së parë të projektit të mbaroj gjatë këtij viti“, ka deklaruar Fazila Azemoviq, udhëheqëse e Zyrës Lokale për Zhvillim Ekonomik.

Ajo pret që në këtë mënyrë të zvogëlohet ndotja në komunën e Bujanocti, ndërsa qytetarëve do t’i konvenoj që atë çka e gjuajnë t’a sjellin në transfer stacionin, ku dhe do t’i bëhet pagesa e lëndëve sekundare.

Azemoviq ka deklaruar se protokolli rajonal mbi menaxhimin e mbeturinave është nënshkruar para disa viteve, si dhe sipas saj komunat e rrethit të Pçinjës duhet që në deponitë e tyre të ndërtojnë transfer stacionet, ndërsa mbeturinat të cilat nuk mund të reciklohen të barten në deponinë sanitare “Meteris”, e cila ndodhet në Vrajë.

„Komuna e Bujanocit është e para komunë në rrethin e Pçinjës e cila fillon ndërtimin e transfer stacionit për menaxhimin e mbeturinave në deponinë e qytetit. Faza e parë e ndërtimit për të cilën e është nënshkruar kontrata, përfshin ndërtimin e rrugës hyrëse dhe infrastrukturës komplete komunale, ndërsa faza e dytë do të sigurohen mjetet për selekcionimin dhe reciklimin e mbeturinave“, ka deklaruar Azemoviq.

Bujanoci këtë projekt për ndërtimin e transfer stacionit e ka bërë me ndihmën e Progresit Europian, vlera e të cilit projekt është dy milion dinarë.

„Fillimi e seleksionimit dhe reciklimit të mbeturinave në deponinë e Bujanocit nuk varet vetëm prej asaj se kur do të përfundohet transfer stacioni, por edhe prej asaj se kur në deponinë Meteris do të zgjërohen kapacitet“, ka thënë Azemoviq.

Sipas fjalëve të saj, komuna e Bujanocit ka vendosur t’a ndërtoj  transfer stacionit me mjetet e veta edhe pse kishte pasur oferta nga sektori privat për partneriet publiko-privat, përmes koncensionit për një periudh njëzet vjeçare.

“Kemi llogaritur se ky investim do të paguhet për gjashtë vite dhe kemi vendosur që t’a ndërtojmë pa asnjë partner. Përfitimet totale nga transfer stacioni do t’i shkojnë kompanisë komunale publike, ndërsa nëse më vonë hynë në partneritet me dikë, kjo do të bëhet me një pjesë shumë të vogël të kapitalit privat”, ka thënë Azemoviq.

Faza e parë e ndërtimit të transfer stacionit për klasifikimin dhe recilkimin e mbeturinave do të kushtojë 71 milion dinarë, një pjesë të cilën e ka siguruar komuna, një pjesë Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa pjesën tjetër të mjeteve komuna ka konkuruar në Ministrinë e Ekonomisë së Republikës së Serbisë.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues