Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI MERR TRANSFER STACIONIN PËR MBETURINA DHE MEKANIZMIN PËR PASTRIM TË UJËRAVE NGA MBETURINAT

5. gusht 2013.

Bujanoc-Komuna e Bujanocit ka paralajmëruar, se në dy vitet e ardhshme do të merr transfer stacionin  për menaxhim të mbeturinave dhe mekanizmin për pastrim të ujërave nga mbeturinat, me këtë  në masë të madhe do të zgjidhen problemet e qeverisjes lokale. Udhëheqësja e Zyrës për zhvillim ekonomik të zhvillimit të Bujanocit Fazila Azemoviç, se komuna nuk ka para që vet të financojë ndërtimin e transfer stacionit për menaxhim të mbeturinave, vlera e së cilit është 1,5 milion euro, por për mjete aktivisht konkurrojnë te donatorët e ndryshëm, para se gjithash nga Bashkimi evropian.

Ndërtimi i transfer stacionin do të bëhet në disa faza. Ne kemi aplikuar tashmë për fondet të BE "Exhchange 4” për të marrë presë për riciklim të mbeturinave me vlerë 60.000 euro dhe nëse të  fitojmë ne mund ta përdorim atë menjëherë për të reduktuar deponinë ekzistuese, "tha Azemoviç.Sipas saj, komuna ka siguruar fondet për ndërtimin e rrugës për në deponinë e qytetit ku do të jetë transfer stacioni ndërtimi duhet të fillojë nga fundi i këtij viti dhe pritet që nga buxheti i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  për vitin e ardhshëm ndahen mjetet per pjesën e infrastrukturës.

"Edhe në qoftë se ne kemi mjetet  për të përfunduar menjëherë transfer stacionin  për menaxhim e mbeturinave ne nuk mund ta përdorim atë ndërsa përfundojë zgjerimi i deponisë rajonale Meteris në Vranjë, në të cilën  duhet të largohen mbeturinat nga Bujanoci të cilat nuk mund të selektohen siç parashikohet në strategjinë kombëtare për menaxhimin e mbeturinave ", tha Azemoviç.

Ajo shtoi se komuna është e gatshme dhe  në qoftë se deponia në Vranjë nuk kryhet para  ndërtimit e transfer stacionit, mbeturinat nga Bujanoci të transportohen në deponi Zhelkovac afër Leskocit.

“Nuk kemi të holla, por aktivisht kërkojmë,duke përfshirë dokumentet e projektit për ndërtimin e mekanizmit për pastrim të ujërave që kushton shtatë milion dinar, por pa të cilin ne nuk mund të aplikojmë për fondet e BE-së, "tha Azemoviç.

Komuna e Bujanocit është projektant kryesor për ndërtimin e transfer stacionit për menaxhimin e mbeturinave që ka marr si donacion nga Programi i Partneritetit evropian me komunat e BE Progres.

Burimi:Tanjug