Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI KA FITUAR PËRKRAHJE FINANCIARE PËR PAJISJET E DEDIKUARA PËR GRUMBULLIM DHE PËRPUNIM TË MBETURINAVE

20. qershor 2017.

Bujanoc – Në kuadër të Programit “Partneritet europian me komunat”, komuna e Bujanocit ka fituar nga programi i Progresit Europian mjete në vlerë prej 200 mijë eurove, të cilat janë dedikuar për blerjen e pajisjeve për transfer stacionin.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se me këtë projekt është përkrahur direkt blerja e pajisjeve për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave në transfer stacionin, i cili do të zgjërohet deri në fund të këtij viti.

„Qëllimi ynë është që sa më shpejtë në nisim realizimin e këtij projekti, në mënyrë që transfer stacioni të jetë në gjendje në të cilën mund të nis veprimtarinë e tij. Në vazhdë janë punimet ndërtimore, si edhe punimet të cilat i përkasin infrastrukturës së tij. Mjetet janë ndarë nga buxheti i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa qëllimi i kësaj është që në transfer stacion të kryhen deri në fund të vitit 2017”.

Në kuadër të planit për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Bujanocit, vend të veçant merr stacioni transfer ku do të kryehet ndarja selektive e mbeturinave. 

Në vitin 2013, komuna e Bujnaocit projektin kryesor për ndërtimin e transfer stacionit për menaxhimin e mbeturinave e ka fituar donacion nga programi i Progresit Europian.

Projekti është pjesë e Planit Rajonal për menaxhimin e mbeturinave të Rrethit të Pçinjës dhe do të kontribuojë në përmirësimin e ruajtjes së mjedisit jetësor në Bujanoc dhe në tërë rrethin.

 „Momentalisht gjendja e menaxhimit të mbeturinave në territorin e komunës së Bujanocit nuk është  e kënaqshme. Për këtë sigurohen kushtet për realizimin e transfer stacionit, i cili në masë të madhe do të ndikoj në kualitetin mjedisit jetësor në Bujanoc”, tha Kamberi.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues