Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI ËSHTË SHPALLUR SI ADMINISTRATA LOKALE MË E MIRË

6. shkurt 2013.

Bujanoc - PBILD programi i Kombeve të Bashkuara komunën e Bujanocit e ka shpallur si administratën lokale më të mirë, ndërsa si shpërblim për këtë Komuna e Bujanocit si dhuratë ka marrë një xhip të markës “Dacia” në vlerë prej 16 000 dollarë.

PBILD programi i Kombeve të Bashkuara në mënyrë te suksesshme po realizohet në rrethin e Jabllanicës dhe në rrethin e Bujanocit. PBILD që nga fillimi i punës në  Sërbinë Jugore bashkëpunon me komunën e Bujanocit e për këtë flet edhe fakti se nëpërmes PBILD-it  në Komunën e Bujanocit janë realizuar shumë projekte dhe janë arritur rezultate shumë të favorshme.

Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit, më këtë rast ka deklaruar: “Administrata lokale, pikërisht administrata komunale, ka bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me PBILD-in, të cilin e finansojnë Kombet e Bashkuara, Ambasada e Zvicrës, e Norvegjisë dhe Ambasada e Suedisë. Sot nga PBILD programi si shpërblim kemi marrë këtë xhip, i cili ka kushtuar 16 000 dollarë. Prej të cilëve 11.100 dollarë të kësaj vlere i ka dhënë donacion PBILD, ndërsa 5 900 dollarë janë nga buxheti. Unë shpresoj se tani në sajë të këtij automobili administrata jonë do të ketë çasje në të gjitha vendbanimet, ashtu që do të ketë mundësi të bisedojë me qytetarët  për problemet  në bashkësitë e tyre lokale. Shfrytëzoj këtë rast që t’i falenderohem zotëri Herkules-it që administratën tonë lokale e ka shpallur si më të mirën dhe si shpërblim për vitin 2012 na ka dhuruar këtë automobil. Ky është një shpërblim shumë i madh jo vetëm për komunën tonë, por edhe për të gjithë banorët e Komunës së Bujanocit.

Çelësat e automobilit kryetarit Arifi ia dorëzoi Nikolas Herkules, shef i zyres së PBILD-it, i cili me atë rast shprehu dëshirën për bashkëpunim të mëtutjeshëm me komunën e Bujanocit dhe ka lajmëruar edhe hapjen e 30 vendeve të reja të punës në administratë dhe prodhim duke filluar prej shkurtit të këtij viti.

Burimi: TV Bujanoci