Arkiva e lajmeve
                   

BRUKSELI I NDIHMON SERBISË ÇËSHTJEN E EMIGRANTËVE

19. gusht 2015.

Sot në Bruksel vendoset që nga Unioni Europian që urgjentisht të dërgohen 150.000 euro në Serbi për pranimin e emigrantëve. Këtë sot në Preshevë e ka deklaruar Oskar Benedikt, zëdhënës i shefit të Delegacionit të EU-së në Serbi. Benedikt ka theksuar që në gjashtë muajt e ardhshëm do të dërgohet ndihma prej 3 milionë dhe 200 mijë eurove.

Në Qendrën për Pranim në Preshevë ende nuk është siguruar gjësendet primare për higjienë dhe ushqim.

“Më i nevojshëm është uji, ndërsa per 10 deri 15 ditë kemi ushqim“, ka thënë Ahmet Haliti nga Kryqi i Kuq në Preshevë.

Unioni Europian sot në Bruksel ka bërë hapin e parë dhe ka ndarë 150 mijë euro në mënyrë që të ndihmohet Serbisë në ushqim dhe mjetet higjienike, ka theksuar Benedikt dhe ka sqaruar se kjo ndihmë do ti ofrohet qendrës përmes Kryqit të Kuq.

Në gjashtë muajt e ardhshëm Serbisë do t’i dhurohen 3,2 milion euro, ndërsa do të zbatohet projekti me vlerë prej 8 milionë eurove i cili do të përfshijë emigrantët në Serbi dhe Maqedoni.

Përfaqësuesi e Unionit të Europian i ka demantuar fjalët rreth ndërtimit të ashtuquajturës qendrës së madhe për refugjatë. Benedikt ka thënë se UE-ja faleminderon pushtetin serb dhe vetqeverisjet lokale për mënyrën se si sillet ndaj emigrantëve, edhe pse ka theksuar se është i vetëdijshëm që askush nga këta nuk dëshiron të qëndroj në Serbi.

 “Unioni Europian vëzhgon gjendjen në Serbi, sepse problemi i emigrantëve nuk është vetëm problem në Serbi por në tërë Europën”, ka theksuar Benedikt.

Përmes Qendrës për Pranim në Preshevë ende kalojnë prej 1200 deri 2000 njerëz në ditë. Ajo çka është tani ndryshe në raport me periudhën e kaluar është se vertetimet e azilantëve tani mirren jo më shumë se prej një ditë. Përndryshe, azilantët ende kanë nevoj ushqim, ndihmë medicinale dhe më shumë ujë. Këto janë ato të cilat janë më të nevojshme që në mënyrë të qetë të kalojnë përmes territorit të Serbisë si dhe vertetimeve të azilantëve të cilat i marrin këtu.

Burimi: RTV Vojvodina dhe Trupi Koordinues