Arkiva e lajmeve
                   

“BRANKOVCËT” NË RUMANI

21. mars 2022.

Bujanoc - Beograd - Pas udhëtimit për në Spanjë, nxënësit e shkollës fillore të Bujanocit "Branko Radiçeviq" qëndruan në Rumani, në kuadër të projektit „Motivation III – 21st century students“të krijuar mësuesit e tyre. Gjashtë nxënës të shkollave fillore nga Bujanoci ishin mysafirë të shkollës në Tifesti javën e kaluar, ku u mbajt mobiliteti i tretë i shkollave pjesëmarrëse në projekt.

Përveç "Brankovcëve" dhe nikoqirëve nga Rumania, në mobilitet morën pjesë edhe partnerë të tjerë të projektit - shkolla nga Spanja, Turqia dhe Polonia.

Përveç pjesës së punës të programit, nikoqirët organizuan ngjarje dhe ekskursione që donin të tregonin kulturën dhe zakonet vendase.

Për pjesëmarrësit u organizua një udhëtim në Parkun Kombëtar Putna-Vrancea dhe  vizitë në Mauzoleumin e Veteranëve të Betejës pranë Marasheshtit në Luftën e Parë Botërore.

Për historinë serbe, Marasheshti është i rëndësishëm si vendlindja e mbretit Milan Obrenoviq.

Mësuesit pjesëmarrës në mobilitet në biseda të ndërsjella krahasuan sistemet arsimore në vendet partnere në projekt dhe shkëmbyen ide.

“Qëllimi i këtij mobiliteti ishte njohja edhe më e ngushtë e nxënësve , pjesëmarrja në punëtori të përbashkëta mjedisore, shkëmbimi i përvojave dhe ndërveprimi ndërkulturor. Nxënësit tanë dhanë një kontribut të madh në këto punëtori, sepse ata vetë morën pjesë në aktivitetet e mbjelljes së farave dhe pemëve që i përzgjodhën dhe i sollën posaçërisht nga Serbia për miqtë e tyre në Rumani. Ndërveprimi i përditshëm me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, si dhe kultura dhe zakonet e popullsisë vendase, kanë ndikuar në njohuritë dhe përvojën tonë, si dhe në kuptimin dhe respektin tonë për kulturat e tjera. Nga Rumania u kthyem plot mbresa, të befasuar nga dashamirësia e nikoqirëve dhe të kënaqur me energjinë pozitive të popullatës vendase, por edhe më të pasur në njohuri për rëndësinë e ruajtjes së planetit”, thekson mësuesja e shkollës së Bujanocit, Maja Antiq Jovanov. Koordinatori i projektit.

Aktiviteti i radhës (lëvizshmëria) e nxënësve dhe mësuesve do të jetë në maj të këtij viti, ndërsa nikoqire do të jetë një shkollë në Turqi.

Shkolla fillore "Branko Radiçeviq" është e vetmja shkollë fillore në rrethin e Pçinjës që merr pjesë në projektet Erasmus +.

Ky projekt financohet nga projektet Erasmus + të Bashkimit Evropian përmes Agjencisë Kombëtare Tempus.

Burimi: Bujanovaqke, Trupi Koordinues