Arkiva e lajmeve
                   

BRANKICA JANKOVIQ: NUK KEMI VËRTETUAR DISKRIMINIMIN E REFUGJATËVE NË PRESHEVË

26. qershor 2015.

Preshevë – Gjatë vizitës së djeshme në Preshevë, Komesarja për Mbrotjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, nuk ka vërtetuar se banorët lokal i diskriminojnë dhe as që tentojnë që në mënyra të ndryshme t`i mashtrojnë refugjatët të cilët arrijnë në Serbi nga vendet të përfshira nga lufta.

 „Ekipi im edhe unë kemi biseduar me tridhjetë nga gjithsej 200 refugjatë të cilët ishin dje në stacionin e Preshevës. Ata pohojnë se këtu nuk janë të diskriminuar në asnjëfarë mënyrë, përkundrazi ata ndihmonen nga popullsia lokale, për dallim nga përvojat që kanë pasur në vendet tjera në të cilat kanë kaluar“, thotë Brankica Jankoviq.

Ekipi katër antarësh dhe komesarja kanë shkuar në Preshevë që në vend të ngjarjes t’i vërtetojnë akuzat e dy gazetarëve, akuza të drejtuara për banorët lokal, duke theksuar se ata më shtrenjtë ia paguajnë ushqimin dhe shërbimet, duke përfshirë taksitë, akomodimin dhe kopjimin e dokumenteve.

Komesarja thekson se vetëm se i përcjell ato çka janë vërtetuar në vend të ngjarjes dhe nuk mund të pohoj se ditëve të fundit nuk ka pasur diskriminim, por edhe as a do të ketë në periudhën e ardhshme.

 “Emigrantët ankohen në ecurinë e administratës në polici gjatë përpunim të të dhënave. Personat nga Kryqi Kuq shumë me korrektësi e punojnë punën e tyre dhe i ofrojnë ndihmë njerëzve, ndajnë ushqim. Aty janë edhe mjekët pa kufi për ndihmën e parë medicinale, ndërsa për rastet emergjente njerëzit dërgohen në shtëpin e shëndetit, me të cilën kanë bashkëpunim shumë më mirë”, sqaron komesarja.

Duke iu referuar koordinatorit lokal, ajo ka shtuar se donatorët dorëzojnë mjaft ushqim dhe sende tjera të nevojshme, si dhe banorët lokal janë të gatshëm që t’i ndihmojnë.

„Policët me të cilët kemi biseduar pohojnë se i përmbahen procedurave, ligjit dhe të gjitha i kryejnë në afat ligjor. Emigrantët kryesisht janë nga Sirija, Iraku, por ka edhe nga ata të cilët janë nga Eritrea dhe të cilët thonë se Serbia është destinacioni transit në rrugën për në Gjermani, Danimarkë dhe Belgjikë”, shton Brankica Jankoviq.

Komesarja dhe ekipi i saj tre antarësh kanë vizituar edhe qendrën e ardhshme për refugjatë.

„Kemi takuar mjeshtrët të cilët punojnë në renovimin e objektit i cili do të jetë qendër e pranimit“.

Gjatë vizitës në Preshevë, Brankica Jankoviq, ka biseduar edhe me përfaqësuesit e Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe të Komesariatit për Refugjatë.

Burimi: Tanjug, Info N1, Novi Magazin dhe Trupi Koordinues