Arkiva e lajmeve
                   

"BIVODA" PO FITON TREGJE TË REJA

16. janar 2018.

Bujanoc- Fabrika e ujit dhe lëngjeve  "Bivoda" e Bujanocit këtë vit do të shesë për herë të parë produktet e saj në tregun maqedonas dhe është duke planifikuar të shkojë në tregun grek.

Drejtori i "Bivoda-s" Nenad Zafiroviç tha për "Jugpres" se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi shumëvjeçare me kompaninë maqedonase në Shkup,  dhe përgatitet intensivisht për tregun grek të cili mund të pritet në gjysmën e dytë të vitit.

Si thotë Zafiroviq, "Bivoda" është e interesuar për bashkëpunim me të gjithë në rajon dhe përveç tregjeve të huaja, tregu i Kosovës dhe Metohisë është veçanërisht i rëndësishëm në të cilin deri më tani kjo kompani nuk ka pasur një vendosje të konsiderueshme të produkteve të saj.

Tregu në Kosovë e Metohi  është interesant për ne sepse është afër nesh. Ne kemi bërë kontakte të caktuara në panair në Prishtinë, prandaj pres që në të ardhmen e afërt një bashkëpunim “të ndrojtur” me Ana Moravën e Kosovës shtoi Zafiroviq.

Ai thotë se "Bivoda", me qindra të punësuar mund të përfshihet në subjekt më të mëdha ekonomike në komunë por nuk merr asnjë mbështetje nga administrata komunale as nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me të.

"Bivoda", është një kompani  që po përparon fiton tregje të reja dhe zgjeron prodhimin me një pagë mesatare prej rreth 47,000 dinarë e cila është në nivelin e mesatares republikane dhe  paguan fonde të mëdha në buxhetin komunal - tre milion dinarë në muaj në emër të tatimit.

Biznesmenët e Bujanovcit përpiqen të zëvendësojnë mungesën e bashkëpunimit me autoritetet komunale duke u anëtarësuar në Klubin e Biznesmenëve, themelimi i cili është nisur në fund të vitit të kaluar nga deputeti Nenad Mitroviq.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues