Arkiva e lajmeve
                   

„BIVODA” NË PANAIRIN E USHQIMIT DHE PIJEVE DHE PAJISJEVE NË BEOGRAD

22. nëntor 2017.

Bujanoc – “Bivoda” nga Bujanoci do të marrë pjesë në Panairin e 44 Ndërkombëtar të Ushqimit, Pijeve dhe Pajisjeve “Ushqimi dhe pijet etno”, i cili nga data 22-24 nëntor do të mbahet në Beograd, ka deklaruar Nenad Zafiroviq, drejtor i kësaj firme.

 “Bivoda”, përveç prodhimeve të saja të njohura, vizitorëve të panairit do t`i prezentojë edhe dy të reja. Bëhet fjalë për lëngjet me përmbajtje të pemëve, portokall dhe multivitamin, të cilët janë në fazën e prodhimit provues, por tani vetëm se kanë dalur në treg.

„Fillimin e serisë prodhuese pritet që të bëhet deri në fund të vitit”, tha Zafiroviq.

Shtandi i “Bivodës” gjendet në sallën nr.3, të Panairit të Beogradit.

Ky manifestim afirmon prodhimet tradicionale si tregëtisë së parë të renditur dhe artikujve eksportues, të cilat duhet të bëhen elemente të pakalueshme të ofertave turistike. Bëhet fjalë rreth prodhimeve me origjinë të mbrojtur gjeografike apo atyreve që mbrojtja e tyre i rekomandohet.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues