Arkiva e lajmeve
                   

BISEDË LIDHUR ME IMPORTIMIN E PALIGJSHËM TË LIBRAVE

15. nëntor 2013.

Kryetari i Trupit koordinues për komunën Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka biseduar në Bujanoc me liderët shqiptar të partive politike lidhur me imortimin e pa ligjshëm të librave nga Kosova dhe Metohija ku para disa ditëve janë konfiskuar në SHF “Zenel Ajdini” në fshatin Raincë të Preshevës. 

Stankoviqi ka thënë që 5.060 tekste shkollore në gjuhën shqipe janë konfiskuar sepse nuk kanë ekzistuar dokumentat përgjegjës dhe qe ajo nuk ka qenë aksion i policisë por aktivitet i Gjykatës themelore në Vranjë.

Kryetari i Partis demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, pasë takimit ka thënë që konkretisht është biseduar për tekstet shkollore të cilat janë marrë në shkollën e Raincës dhe që atë do ti procesojnë me Trupit koordinues dhe OSBE-në dhe që ato tekste shkollore do ti kthehen nxënësve.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë lidhje me rastin tha se ligjet dhe rregullat duhen patjetër të rrespektohen dhe të gjitha tekstet shkollore të cilat shfritzohen duhen të kalojnë procedurat të paraparë nëpërmejet Ministrisë Arsimit.

“Prandaj, kjo procedurë do të zbatohet në të ardhmën. Ne nuk kemi asgjë kundër që në përputhje me ligjë këto tekste nëse i plotsojnë kushtet ligjore, ose nëse ndonjra nga ato është miratuar më herët që ti vehen në shërbim fëmijëve. Kemi biseduar edhe për rrjetin e gjkatave dhe Prokuris dhe jemi marrë veshë që të mbajmë takim me personat kompetent nga Ministria e drejtësisë që liderve shqiptarë të ja shpjegoj kriteret se si është  bërë rrjeti i gjykatave në Republikën e Sërbisë.“

Mënyra ligjore nënkupton që nëpërmejt Këshillit nacional Shqiptarë të drejtohet kërkesa e cila tani i shkon Ministrisë së Arsimit e cila i lejon tekstet shkollore.

Burim: Radio B92 dhe Trupi koordinues