Arkiva e lajmeve
                   

BIE PUSHTETI NË PRESHEVË

25. gusht 2017.

Preshevë – Dje përshkak të mungesës së kuorumit ka dështuara edhe tentimi i fundit i mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal të Preshevës, me të cilën është zyrtarizuar rënia e pushtetit aktual dhe sjellja e masave të përkohshme në këtë vetqeverisje lokale kryesisht e banuar me shqiptarë.

Siç ka njoftuar portali “Preshav.com”, dje më 24 gusht, ka qenë afati përfundimtar për mbajtjen e seancës së kuvendit në mënyrë që mos të bëhet shpërndarja e tij dhe përfudnimi i koalicionit aktual qeverisës.

Pritet që Ministria për Vetqeverisje Lokale dhe Administratë Shtetërore këto ditë të sjellë vendim mbi shpërndarjen e kuvendit lokal dhe organeve egzekutive të pushtetit komunal.

Sipas Ligjit mbi Vetqeverisjen Lokale dhe Rregulloren e Punës së KK Preshevës, organi kompetent republican në afat prej dy muaj do të shpallë zgjedhjet e parakohshme lokale.

Deri në zgjedhjen e pushtetit lokal komunën do ta menaxhojë organi i përkohshëm.

Më 10 mars 2017, Ardita Sinani (PVD) është zgjedhur për kryetare e komunës së Preshevës.

Para saj, pushtetit e ka udhëhequr koalicioni i gjërë i Alternativës për Ndryshim (APN), me kryetarin Shqiprim Arifin në krye.

Koalicioni i pushtetit në Preshevë, pas largimit të Arifit, e ka përbërë koalicioni i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), Unioni Demokratik i Shqiptarëve (DUD), Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA) dhe fraksioni i ndarë nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

Burimi: Vrajske, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues