Arkiva e lajmeve
                   

BIE INTERESIMI PËR VAKSINIM NË BUJANOC POR KA EDHE PREJ ATYRE QË PO MARRIN DOZËN E KATËRT.

29. prill 2022.

Beograd-Bujanoc - Në komunën e Bujanocit 4.191 qytetarë kanë marrë dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër koronës, ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 12 persona, thuhet në Shtëpinë e Shëndetësisë.

Sipas Dr. Dalliborka Pavlloviq, drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit, deri më 24 prill, të dyja dozat e vaksinës i kanë marrë gjithsej 16.294 qytetarë, ndërsa nga fillimi i imunizimit janë dhënë 37.041 doza të vaksinës.

Krahasuar me periudhën nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, siç shtoi drejtoresha, interesi për imunizimin kundër Covid 19 ka rënë ndjeshëm.

“Zakonisht jepet doza e tretë, por në krahasim me vitin e kaluar një numër i vogël i qytetarëve janë të interesuar të vaksinohen”, tha dr Pavlloviq.

Në pikën e vaksinimit në Fakultetin Ekonomik është afishuar njoftimi se qytetarët e interesuar për vaksinën kundër kovidit duhet të kontaktojnë Shërbimin e Praktikës së Përgjithshme.

Punk i vaksinimit nuk do të funksionojë gjatë festave të ardhshme të 1 Majit.

Burimet:Bujanovaqle, Trupi Koordinues.