Arkiva e lajmeve
                   

BERNARD MORINA NGA BUJANOCI NË „ЕSTUDIANTES“

10. mars 2014.

Basketbollisti i ri, Bernard Morina dhe kapiteni i tij që katër vite janw anëtar tw seleksionit të pionerëve të rinj  të KB Plej 017 të Bujanocit.  Shkon në klasën e gjashtë të shkollës fillore „Branko Radiçeviq“ dhe është nxënës i shkëlqyeshëm. Shumë mirë e flet gjuhën angleze, ndërsa e kupton edhe italishten. Është njëri ndër lojtarët më të mirë të moshës së tij në Serbi në pozicionin e pllejit.

 „Pas ndeshjes miqësore në mes ekipeve Plej 017 dhe Pink Panterit nga Kumanova, i`u është bërë thirrja të shkoj në Spanjë, saktësisht në klubin madrilen „Еstudiantes“. Në atë ndeshje e kishte vërejtur Bojan Zllatkovski, zbuluesi i lojtarëve të rinj i klubeve spanjolle“, tha Nenad Stajiq, kryetar i klubit KB Plej 017.

„Zllatkovski kishte qenë i entuiziazmuar me aftësit basketbollistike të Bernardit, ku pas takimit ka kërkuar që të i`a dërgojm inçizimin e takimit në të ciln Bernardi luan. Menjëherë pas kësaj, ka pasuar ftesa zyrtare drejtorit të klubit „Еstudiantes“ që të shkojm në Madrid“, me krenari sqaron Stajiq dhe shton se klubi spanjoll i kishte paguar akomodimin, ndërsa për rrugë është dashur vetë të gjinden.

„Plej 017 nuk është në buxhetin e komunës së Bujanocit dhe nuk kemi pasut të holla për rrugë. Në fund na ndihmoi biznismeni nga Bujanoci, Nebojsha Aleksandrov, pronar i barnatores“, tha Stajiq.

„Në aeroportin e Madridit na priti drejtori i „Еstudiantes“-it, pas kësaj jemi vendosur në ndërtesën për lojtarët të cilët luajn për kategorit e reja të klubit por të cilët nuk janë nga Spanja ose Madridi. Pas treningut të parë, i cili kishte qenë individual dhe në të cilën u vërtetua mjeshtëria e Bernardit, është parë se është fjala për një djalosht të talentuar. Në tri ditët e ardhëshme Bernardi ka bërë ushtrime me ekipe dhe vite të ndryshme. Ato ditë disa drejtora dhe trajnera të atij klubi kanë përcjellur trajninget e tij, mbas së cilës kanë lavdëruar mjeshtërin e tij, shqyrtimin e lojës dhe ndjenjën për asistim. Bernardi është lojtari më i ri në historin e klubit të tij nga kjo pjesë e Europës i cili kishte qenë në provë“, ka deklaruar Stajiq duke shtuar se është arritur marrveshja që Bernardi sëshpejti të udhëtoj në Spanjë dhe të nënshkruaj kontrat të gjatë rreth angazhimit të tij në „Еstudiantes“.

„Në përgjithësi, vet shkuarja në provën r „Еstudiantes“-it, i cili është njëri ndër klubet më të vjetra të Europë, është sukses i madh për Bernardin, si dhe për klubin tonë dhe rrethin në të cilin jetojmë, sepse fëmijët ngrit shpresën se edhe për ata mund të degjohet larg dhe se këtu kanë prespektivë. Nuk ka nevoj që me familjet e tyre „të kërkohen ditë të mira“ në Serbi ose në diasporë, sepse puna dhe përkushtimi, herët a vonë, rezultojnë me sukses“, theksoi Stajiq.

Bernardi jeton në familjen e thjeshtë rome me të atin, nënën, gjyshen, gjyshin dhe vëllanë dhe shumë shpeshë para mësimit i ndihmon prindërve  për të shitur mallin në tezgë.

Burimi: Trupi Koordinues