Arkiva e lajmeve
                   

BEKIM FEHMIU – PASURIA E HUMBUR NË QETËSI

31. tetor 2014.

Organizata italiane Asociacioni i Trentinës dhe Ballkanit (Associazione Trentino con i Balcani) ka përgaditur ekspozitë rreth aktorit, Bekim Fehmiu, jetës së tij dhe ngritjes së tij profesionale. Nëpërmjet ekspozimit të gjërave dhe sendeve personale të aktorit të jashtëzakonshëm, përshkohet ana e tijë private, rreth cilës shumë pak kemi njohuri dhe veprimi i tij unik në aktrimin jugoslloven dhe ai i mirënjohur në atë botërorë.

Në bisedën e zhvilluar me njërin prej organizatorëve të ekspozitës, Ilija Petroviq, jemi njoftuar me momentet e paraqitjes së idesë për ekspozitën, por edhe me realizimin e saj. Ideja mbi ekspozitën ka lindur para katër vitesh përgjat një organizimi në të cilin kan marrë pjesë të rinjët nga rajoni. Duke menduar temat dhe mënyrat mbi ballafaqimin me të shkuarën e afërt dhe duke u munduar të gjindet një strehim i cili do të ishte i përbashkët për të gjith njerzit e këtij rajoni, rreth së cilës do të ekzistonte një lloj koncenzusi dhe ndjenje pozitive dhe duke kërkuar diçka që është e thurrur në mbrendësin e përvojave tona, ka lindur ideja që jeta e këtij aktori dhe njeriu të madh të prezentohet nëpërmjet, me plot kuptimin e fjalës, një ekspozite të veçant.

Me qëllim që vizitorëve të ekspozitës „Bekim Fehmiu – Pasuria e humbur në qetësi“ jeta e Bekimit t’i prezentohet në mënyrë sa më të afërt dhe besueshme, janë përdorur burime të ndryshmë, duke filluar nga Arhiva e kinotekës së Jugosllavisë deri tek kolekcionet private në pronësi të familjes së tij. Me rëndësi është të përmendet fakti që, një pjesë e ekspozitës ka qenë e rafinuar me fotografi nga vendet të cilët i kan realizuar aktivistët e rinjë,  në vendet në të cilat ka jetuar, por edhe fotografite e shtepive dhe rrugëve në të cilat është rritur Bekimi.

Duke mbledhur materialin dhe duke përgaditur ekspozitën është krijuar edhe bashkëpunimi me familjen e Bekimit. „Më së shumti kemi bashkëpunuar me Branka Petriq dhe me Uliksin. Para së gjithash ata janë njerëz të shkëlqyeshëm! Përderisa punoni me ta, tanë kohën mësoni gjëra të reja, disa profesionale por edhe njerëzore. Thjeshtësia dhe edukimi i mirë, këndshmëria, komunikimi i sinqert dhe dashamirësia janë gjithë kohën prezent“, thot Ilija Petronijeviq. „Kur hyni në rrethin e tyre familjarë fitohet ndjenja që jeni shkrirë në një atmosferë ndryshe. Besojmë që ndërtimit të një atmosfere të till i ka kontribuar mjaft edhe Bekimi. Kemi pasur ndjenjën që në këtë mënyrë, nëpërmjet vet atmosferës së mbushur me rrespekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim, kemi privilegjin që në mënyrë indirekte të njohim edhe Bekimin“, shton Petronijeviq.

Përgatitja e ekspozitës, e në veçanti bashkëpunimi me familjen e tij, ka qenë e mbështjell me rrjetën e emocioneve prej më të ndryshmëve. „ Ajo çfar na ka brengos nga fillimi ka qenë përgjegjësia të cilën e kemi ndaj familjës së Bekimit dhe Bekimit vetë, sepse mirremi me jetën e njeriut i cili me mënyrën e vetë ekzistimit, me gjestet e tija të forta simbolike ka shkruar historinë e një vendi dhe në fund është shëndrruar në një lloj pike referimi të asaj se çfar është sjellja etike në kohërat turbulente. Është dashur të bëhëet diçka që do të jetë e denjë për një rol të atill jetësorë. Këtij procesi iu kemi futur me sinqeritetin më të madhë, me dëshirën që në asnjë mënyrë të mos kompromitohen  vlerat themelore të cilat i ka praktikuar Bekimi gjatë jetës së tij. Ekspozita në cdo aspekt, nga përgatitja deri tek realizimi, është dashur të i përgjigjet kësaj kërkese”, potencon Petronijeviq.

Ekspozita e dëshmive rreth Bekimit, jetës dhe karrierës së tij, jetës private dhe publike, iu është treguar publikut në Beograd dhe Prishtinë, dhe në të dy qytetet reagimet kan qenë të ngrohta, prekëse dhe emocionalisht të fuqishme. Iniciatorët e kësaj ngjarje, deri diku e kan nuhatur, që reagimet ndaj ekspozitës do të jenë pozitive, duke e marr parasysh që lajmi për vdekjen e Bekimit në mediumet e Beogradit dhe Prishtinës ka bërë jehonë të përcjellur me rënkim dhe keqardhje për humbjen e hershme të një personi i cili meriton rrespekt të madh dhe të sinqertë.

„Porosia e ekspozitës bartë mesazhin që në vete tregon se është e vështirë por e mundshme, për disa njërëz e domosdoshme, të jeni njeri në kohërat kur shoqërit tregojn anën e tyre iracionale dhe destruktive. Bekimi ka insistuar në të. Dhe në atë stuhi e cila ka shkuar në një drejtim dhe ka rrëzuar gjithçka para vetes, madhësinë e së cilës do ta shohim në peisazhin e shkretë të Ballkanit, i cili tani, viteve të fundit po deporton para syve tanë, duhet të mbetesh njeri. Mendojm që Bekimi gjat gjithë kohës ka provuar një gjë të till, gjithsesi jo pa pasoja ndaj vetës dhe thyrje emocionale. Të qëdrosh kundrejt një fluksi të përgjithshëm të çmendurisë që shkon në një drejtim, nuk është e leht. Por ky gjest i tij është vlerë, është investim për të cilin ne besojm që duhet të jetë gurë themel i një Ballkani të ardhëshëm. Dmth, kjo ekspozitë është tregim i së kaluarës, i një jete të një njeriu, por jo vetëm kaq; kjo ekspozitë është investim për një të ardhme“.

Besojmë që kjo ekspozitë do t’i tregohet edhe të rinjëve nga jugu i Serbisë, të cilët do të mund vjedhurazi të hyjnë në poret e jetës së Bekimit, të dëgjojnë mesazhet e tija të qeta, gati se të heshtura, dhe në atë mënyrë të shkëpusin prangat e rënda të mosbesimit. Cfar do të mund, në këtë rast, të mësojn nga jeta e Bekimit? Mund të mësojnë që “… rrespekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë është parakusht për gjithçka në jetë. E më vonë, nëse pak më gjatë shikojn në drejtimin e jetës së Bekimit dhe vlerave të cilat ai i ka jetuar, ndoshta për një sekond do të shohin edhe pjesën e ardhmërisë së tyre në të cilën ndarjet e ashpëra nuk do të jenë pjesë e përditshmërisë së tyre”, përfundon Petronijeviq.

Bekimi është ura e padukshme e cila i bashkon dy popuj, ai është emocioni i cili na nevojitet për të kuptuar kuptimin e jetes së përbashkët, ai është mirëkuptimi i cili na mungon për të jetuar më mirë, më bukur dhe për të qenë më fisnik. Humbja e një njeriu të till është paralajmrim për të gjihtë ne. Sikur na tregon që jetës duhet të i kushtohet dashuri, mirëkuptim, ngrohtësi dhe respekt. Gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme, është diçka që do të arrihet ose kuptohet vetvetiu.

Autore e tekstit : Milica Rodić

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues