Arkiva e lajmeve
                   

BEHLULI NGA TIRANA: BALLKANI HAPUR NJË SHANS E MADHE PËR RAJONIN TONË

21. dhjetor 2021.

Bujanoc - Beograd - Në mesin e pjesëmarrësve në samitin Ballkani i hapur, i cili po mbahet në Tiranë, është edhe Nexhat Behluli nga Bujanoci, i ftuar si mysafir i kabinetit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Çdo shtet i pavarur, prioritet i të cilit është zhvillimi ekonomik, zgjedh rrugën që do të marrë sepse e bën jetesën nga ekonomia dhe flet vetëm për politikën. Ballakani i hapur është i hapur edhe për anëtarësim të të tjerëve”, tha Behluli  prej Tiranës.

Se si do të jenë marrëveshjet  e arritura në Tiranë mes Edi Ramës, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ndikojnë në ekonominë lokale, Behluli tha që të hapen mundësitë për bashkëpunim më të mirë dhe të lirë, fluksin e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

“Ata po vijnë tek ne, por ne do të veprojmë edhe në tregjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse nga janari 2022 do të hiqen pengesat e shumta burokratike dhe nuk do të ketë administrim dhe dokumentacion”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se marrëveshjet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të krijojë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij dhe shumë më parë se e kishim menduar. Ai thekson se “Ballkani i Hapur” është  ide e shkëlqyer që do të forcohet dhe do të tregojë forcë.

Burimi: Bujanovaqke, Trupi Koordinues