Arkiva e lajmeve
                   

BASKETBOLLISTËT E BUJANOCIT NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR NË BEOGRAD

21. janar 2019.

Bujanoc, Beograd – Djemët dhe vajzat e klubit të basketbollit Play 017 nga Bujanoci, të lindur në vitin 2008 dhe më të rinj, kanë marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Basketbollit “Rajko Zhizhiq” në Beograd.

Rreth 2.500 vajza dhe djemë kanë qenë të ndarë në katër moshat: 2008, 2009,2010 dhe 2011 dhe më të rinj.

Dy ekipet e Bujanocit u trajnuan nga trajnerët Dalibor Tasiq dhe Marjan Jovanoviq.

Të gjithë pjesëmarrësit e festivalit nga KB Play 017 morën medalje dhe dy kupa ekipore.

Ky festival tradicional në mini basket u mbajt në Panairin e Beogradit, organizuar nga Unioni i Basketbollit të Serbisë, ndërsa u hap zyrtarisht nga Presidenti i Federatës së Basketbollit të Serbisë Predrag Daniloviq dhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Serbisë, Bozhidar Maljkoviq.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues