Arkiva e lajmeve
                   

BASHKËPUNIMI NDËRETNIK

17. nëntor 2017.

Preshevë – Kompania ndërtimore “Saba Bellça” nga Presheva, e cila është themeluar para 26 viteve, është shembull i bashkëpunimit dhe afarizmit ndëretnik. Kompania e cilan ndërton dhe mirëmban rrugët dhe e cila këtë dimër do t`i pastroj rrugët në Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë, punëson edhe serbë edhe shqiptarë.

Edhepse puna ndërtimore është e vështirë në terren, punëtorët punojnë mirë dhe bashkëpunojnë edhe në zyrën e kompanisë. Mumini, Nikolla dhe Aleksandri janë të ngarkuar me punët administrative në firmë. Ata thonë se egziston mirëkuptim i ndërsjelltë në mes serbëve dhe shqiptarëve të cilët punojnë në firmë, nuk ka asnjë paragjykim, dallime ndëretnike, dhe asgjë tjetër. Puna ndahet dhe secili e kryen punën e vet. Gjuha nuk është pengesë. Ata mirëkuptohen dhe në zyre edhe në vendet ku ndërtohet.

Kompania “Saba Bellça” prodhon beton dhe pllaka të betonit. Ka bazë të asfaltit në jugun e Serbisë dhe ndërton dhe rahabiliton rrugët edhe në mjediset serbe dhe shqiptare.

Влада Стошић, радник предузећа, каже: Vlada Stoshqi, punëtor i kompanisë, thotë:

“Di gjuhën shqipe, kështu që kur ka nevoj përkthej. Kur kryejmë punë, shkojmë për të pirë kafe sëbashku dhe kështu shoqërohemi. Unë shkoj tek ata, ata vijnë tek unë, çka do të thotë se nuk kemi asnjë problem”.

Dalibor Mlladenoviq, udhëheqës në kompani tha:

“Kam qenë shef i vendit të ndërtimit në të cilin kanë punuar shqiptarët. Me ata kam bashkëpunuar normalisht dhe nuk kemi pasur asnjë problem”.

Kompania ka rreth 60 të punësuar të përhershëm, ndërsa në sezonin e ndërtimit angazhohen edhe njëqind punëtorë. Ka më shumë se 150 makina ndërtimore, ndërsa para katër viteve nga Trupi Koordinues i Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kemi marrë ndihmë financiare për blerjen e makinës së automatike për prodhimin e pllakave të betonit.

Driton Etemi, drejtor i kompanisë “Saba Bellça”, thotë se në Preshevë punimet në ndërtimin e gëlqerores së re dhe fabrikës së mallterit, ngjitësve dhe peletit, në të cilët do të punësohen 300 persona.

Përveç mirëmbajtjes së rrugëve në Vrajë, Preshevë dhe Bujanoc në periudhën dimërore, punëtorët e kësaj kompanie kanë rikonstrukturuar 60 rrugë në tri sezonet e kaluara në Vrajë.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues