Arkiva e lajmeve
                   

BASHKËPUNIMI I TRUPIT KOORDINUES ME FORUMIN RINOR PËR EDUKIMIN E ROMËVE (OFER)

3. nëntor 2009.

Organizata joqeveritareForumi Rinor për  edukimin e Romëve (OFER) i gëzoi fëmijët nga Bujanoci me dhurata të vlefshme. Gjithsej 142 fëmijë nga grupet më të rrezikuara ekonomikisht  kanë marrë komplete librash me anë të së cilës u është mundësuar shkollimi me kushte të njejta sikur  edhe moshatarët e tyre.

Në periudhën prej 10 deri më 13 tetorë përfaqësuesit e organizatës ,,OFER’’, së bashku me mësuesit dhe arsimtarët në shkollat fillore të Bujanocit, shpërndanë libra për  nxënësit të minoritetit rom, të shpërngulurit, të ikurit dhe shfrytëzuesit e ndihmës që Qendrës sociale. Për nxënësit e klasëve të dyta janë ndarë 46 komplete, për nxënësit e klasëve të treta 27 komplete, për nxënësit e klasëve të katërta 33 komplete, për nxënësit e klasëve të pesta 8 komplete, për nxënësit e klasëve të gjashta 10 komplete dhe për nxënësit e klasëve të shtata 18 komplete librash.
Atmosferë gëzimi, buzëqeshjet e nxënësve si dhe premtimi se do të mësojnë dhe do të angazhohen më tepër në mësim, shënuan këtë ngjarje.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë, organizatës joqeveritare,,OFER’’  në konkursinpër finansimin e projekteve në suaza të Programit mbi shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për programet që përkojnë me realizimin dhe avansimin e të drejtave socialedhe veçantive në vitin 2009 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka finansuar mjete në vlerë prej 500.000 dinarë për projektin ,,Libra falas për fëmijët nga familjet e grupeve më të rrezikuara sociale’’